Panorama (Albania)

Admir Çerpja kërkon statusin “i penduar”, refuzon avokatin

-

TIRANE - Admir Çerpja, i arrestuari i pestë në lidhje me grabitjen e parave të bankave në rrugën e Rinasit, është “i penduari” i radhës i këtij grupi kriminal. I dyshuari Çerpja, i prangosur mbrëmjen e së premtes, ka pranuar të bashkëpuno­jë me Prokurorin­ë për Krimet e Rënda. Ai është “zbërthyer” para prokurorëv­e, duke pranuar të rrëfejë të dhëna të vlefshme në interes të zbardhjes së plotë të personave të përfshirë dhe mënyrën e organizimi­t të grabitjeve të bujshme të dhjetorit 2015 dhe shkurtit 2017. Paraditen e djeshme, Çerpja u paraqit në Gjykatën për Krimet e Rënda për caktimin e masës së sigurisë në të cilën do të qëndrojë gjatë hetimit të dosjes. Ai refuzoi të përfaqësoh­ej nga një avokat mbrojtës i zgjedhur nga familja, duke shfaqur dëshirën për t’u mbrojtur nga një avokat i caktuar nga gjykata. Në një seancë të zhvilluar me dyer të mbyllura për median, gjykata pranoi kërkesën e prokuroris­ë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, Çerpja dyshohet të ketë pasur rolin e organizato­rit dhe të vëzhguesit në grabitjet e kryera në aksin Kthesa e Kasharit- Rinas, ku u grabitën në total gati 7 milionë euro. Ai dyshohet të jetë personi, i cili përcaktont­e rolet e gjithë bashkëpunë­torëve të tjerë që janë përfshirë në dy grabitjet e kryera. Ai ka jetuar për disa vite në Greqi, ku dyshohet të jetë njohur me Ilir Kupën, ndërsa të shpallurin në kërkim si pjesëmarrë­s në grabitjen e Rinasit, Admir Murataj, Çerpja dyshohet se e ka njohur gjatë kohës që ka banuar në zonën e Kamzës. Ai u arrestua rreth orës 21: 00 të së premtes në fshatin Zall- Dardhë të Dibrës, ku po shkonte për t’u furnizuar me ushqime.

 ??  ?? Admir Çerpja
Admir Çerpja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania