Panorama (Albania)

Zbulohet dëshmia që fundosi ish- drejtorin e Burgjeve

Artur Zoto arrestohet për korrupsion me tenderat e ushqimit

- Kristjan Marinaj

Ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto, u arrestua dje me akuzën e korrupsion­it. Efektiva të Policisë kanë prangosur ish- kreun e Burgjeve në zbatim të urdhërarre­stit të firmosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me kërkesë të Prokuroris­ë. Lajmi u bë me dije edhe zyrtarisht nga organi i akuzës.

"Me kërkesë të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për ish- drejtorin e përgjithsh­ëm të Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar për "korrupsion pasiv", në kuadër të hetimit të nisur pak kohë më parë, ku u arrestua edhe ish- zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Urdhri i arrestit është zbatuar nga Policia e Shtetit pasdite", thanë dje burimet e Prokuroris­ë. Grupi i hetimit tregoi se bëhet fjalë për një dosje të referuar nga Policia e Shtetit në Prokurori, në vitin 2016. Bazuar në këtë kallëzim të Policisë, më 11 korrik 2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi shtetasit: Iljaz Labi, zv. drejtor i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Elidjan Laskaj, administra­tor i shoqërisë "Dogel", Ylber Kalaja, administra­tor i shoqërisë "Vllaznia", Shemsi Sinani, administra­tor i shoqërisë "M. B. Kurti" dhe Nexhmi Balla, administra­tor i shoqërisë "Nelsa". "Prokuroria për Krime të Rënda ka provuar se administra­torët e kompanive kanë bashkëpunu­ar me njëri- tjetrin, me qëllim marrjen në mënyre fiktive të prokurimit me objekt "Blerje bulmet dhe veze", e cila ka datë lidhjeje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936", thanë burimet. Sipas tyre, për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milionë lekësh të rinj te zv. drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t'u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit.

E FUNDOSI DËSHMIA E LABIT

Prokuroria tha se Artur Zoto nuk u arrestua në vitin 2016, pasi nuk ishin gjetur provat ndaj tij. Zoto dha dorëheqjen më 15 korrik 2016, por duket se zëvendësi i tij i arrestuar, Iljaz Labi, ka dëshmuar kundër ish- eprorit, duke e implikuar atë. "Sqaroj se për këtë procedurë unë jam vënë në dijeni në mënyrë rastësore, duke qenë se nuk është në kompetenca­t e mia. Më thirri drejtori i përgjithsh­ëm në zyrë një ditë dhe më tha se po hapej një procedurë tenderimi për ushqimet. Më tha që kemi këtë procedurën që do e bëjmë me negocim. Kam biseduar me operatorët dhe do të merresh ti me këtë punë. Në këto kushte, unë mora dijeni për këtë procedurë dhe fillova të interesohe­m për subjektet konkurrues­e. Konkretish­t, duke qenë se unë nuk kisha marrëdhëni­e dhe njohje me operatorët, drejtori, Artur Zoto, më tha që të takoja shtetasin Ylber Kalaja, me të cilin unë kisha pak njohje, për të biseduar në lidhje me këtë çështje, duke më thënë se e dinte Ylberi se si do të vepronte. Kam kontaktuar me shtetasin Ylber Kalaja dhe kam biseduar me të në lidhje me procedurën që do të kryhej. Konkretish­t, Ylberit i thashë që më kishte lënë porosi drejtori për t'u marrë me këtë punë dhe se do të isha unë ndërmjetës­i. Ylberi më tha se ishte duke folur me operatorët e tjerë, pasi kishte dijeni më parë për këtë gjë. Më pas është zhvilluar procedura prokuruese dhe është shpallur fituese e saj shoqëria "Nelsa" sh. p. k. Pas mbarimit të procedurës, mua më ka thërritur drejtori i përgjithsh­ëm, Artur Zoto, dhe më ka pyetur se si po shkonin gjërat, duke pasur parasysh pagesën e pritshme prej operatorëv­e. I kam thënë se kisha biseduar me Ylberin dhe se isha duke pritur që ai të më sillte paratë, siç edhe kishim biseduar më parë. Mesa kam parasysh, shuma që do të paguhej nga operatorët për drejtorin do të ishte nga 10 deri në 20 % e vlerës totale të prokurimit…", ka thënë Labi ndër të tjera në dëshminë e tij.

 ??  ?? Ish- drejtori i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto
Ish- drejtori i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto
 ??  ?? Iljaz Labi, ish- zv. drejtori i Burgjeve
Iljaz Labi, ish- zv. drejtori i Burgjeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania