Panorama (Albania)

Vrau burrin e më pas veten, familjet i varrosin të ndarë

Fqinja: Fatbardha më solli fëmijën t'ia mbaja, m'u duk e qetë

- POGRADEC/ DHORJELA ÇULE

Çifti i bashkëshor­tëve, Fatbardha dhe Erzen Torra, të cilët u gjetën pa jetë në kasollen e bagëtisë në fshatin Velçan të Pogradecit, janë varrosur të ndarë nga njëri- tjetri.

Ka qenë kërkesa e prindërve të 23- vjeçares, që më pas ka gjetur edhe miratimin e familjes së Erzen Torres, për ta varrosur trupin e saj në fshatin e lindjes, Sinisht. Pas ngjarjes tronditëse, ku sipas Policisë Fatbardha Torra goditi për vdekje me dru bashkëshor­tin e saj dhe më tej u vetëhelmua, prindërit e 26- vjeçarit janë kthyer nga SHBA- të për t'i dhënë lamtumirën djalit të tyre të madh. Ndërkaq, pas ceremonisë mortore, policia në vijim të hetimit për ngjarjen e rëndë ka marrë në pyetje familjarë e të njohur të çiftit. Mes personave të marrë në pyetje është edhe fqinja, ku 23- vjeçarja kishte lënë vajzën e saj 3 vjeçe ditën e ngjarjes. Fqinja e marrë në pyetje mendohet të jetë edhe personi i fundit që e ka takuar Fatbardhën.

"Me Fatbardhën ishim fqinje. Kemi kaluar mirë së bashku dhe ajo ma ka besuar vajzën e vogël herë pas here kur i duhej të largohej nga shtëpia. Ishte pasdite kur ajo ma solli vajzën. Më kërkoi të kujdesesha pak për të, sepse duhet të bënte disa punë. Djalin e kishte në gjumë dhe kuptohet përfitonte nga ajo pak kohë që të bënte punët e shtëpisë dhe të merrej me lopën. M'u duk e qetë dhe nuk dyshova për asgjë, pasi gjithmonë e ndihmoja kur mundesha. Nuk ishte hera e parë që vajzën ma linte mua. Shkonim shumë mirë. Nuk kam dëgjuar as zhurma, asgjë, deri kur erdhi vëllai i Erzenit i gjeti pa jetë dhe dha alarmin për çfarë kishte ndodhur. Vajza luajti gjithë pasditen. Fatbardha po vonohej për të ardhur për ta marrë, por mendova se mos kishte shkuar nga tokat, që janë rreth dy orë larg. Nuk e mendova kurrë se mund të ndodhte diçka e tillë. Ata shkonin mirë me njëri- tjetrin, nuk di të kenë pasur konf- likte", është shprehur për grupin e hetimit fqinja e çiftit të vrarë. Fatbardha dhe Erzen Torra janë gjetur të pajetë të shtunën rreth orës 23: 00, në një kasolle pranë banesës së tyre. Prindërit e një vajze 3- vjeçare dhe një djali vetëm nëntë muajsh dyshohet se kishin konflikte të përsëritur­a që vinin si pasojë e konsumit të alkoolit nga ana e bashkëshor­tit, ndërsa këtë herë grindja ka përfunduar tragjikish­t për ta. Dyshohet se Fatbardha Torra ka nisur grindjen me bashkëshor­tin e saj në haurin e bagëtive që ndodhej krah banesës ku jetonin dhe pasi ka rrahur me dru për vdekje bashkëshor­tin e saj, Erzenin, ka konsumuar bar miu.

 ??  ?? Çifti që u gjet i vrarë, Fatbardha dhe Erzen Torra
Çifti që u gjet i vrarë, Fatbardha dhe Erzen Torra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania