Panorama (Albania)

IGUMENICE/ Kapen tre shqiptarë me 53 kg drogë

-

IGUMENICE - Tre shtetas shqiptarë dhe një grek kanë rënë në pranga gjatë një operacioni policor të autoritete­ve të shtetit fqinj të Greqisë. Gjatë operacioni­t në Kestrini në Igumenicë u sekuestrua një sasi prej 53 kg marijuanë. Sipas burimeve policore greke, tre shqiptarët të identifiku­ar si Taulant Sulejmani, 30 vjeç, Ardit Koçi, 31 vjeç dhe Marius Driza, 36 vjeç, kishin kaluar kufirin me këmbë dhe me çantat me lëndë narkotike në krah u kapën në një zonë bujqësore të Kestrinit, me 32 pako me 52 kg 870 gramë marijuanë. Në të njëjtën zonë u kap nga policia greke edhe një shtetas grek, 41 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Por mësohet se shtetasi grek ndodhej në zonën ku u arrestua me makinë për të marrë ngarkesën me lëndë narkotike të sjellë nga shqiptarët, tashmë të ndaluar nga policia. Tre shqiptarët janë marrë në pyetje për të zbuluar nëse janë pjesë e ndonjë rrjeti të trafikimit të lëndëve narkotike mes dy vendeve, si dhe për lidhjet që kishin krijuar për shitjen e marijuanës në Greqi. Dyshohet se sasia e lëndës narkotike prej 57 kg është kultivuar në zonat e Tepelenës ose Vlorës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania