Panorama (Albania)

“Bloodlands”, regjisori greko- australian, një fim horror shqip

Steven Kastrissio­s është mbështetur mbi legjendat me shtriga dhe gjakmarrje­n si fenomen ballkanik

-

Shtriga, vampirë dhe gjakmarrje. Në datën 25 shkurt do të shfaqet në “Horror Channel Fright Fest Glasgow”, filmi i parë horror shqiptar.

Bëhet fjalë për filmin “Bloodlands” i regjisorit greko- australian Steven Kastrissio­s, i cili pritet të shfaqet për publikun shqiptar në muajin qershor. I gjithë kasti i filmit, një prodhim shqiptaro- australian, është shqiptar. Në rolet kryesore interpreto­jnë Gëzim Rudi, Suela Bako, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Dritan Arbana, Alesia Xhemalaj, Enxhi Cuku etj. Në prag të premierës së filmit, regjisori ka rrëfyer realizimin e këtij filmi, i rrallë në llojin e vet në Shqipëri, për hulumtimet që ka bërë në terren, në zakonet dhe traditat e shqiptarëv­e, si dhe për bashkëpuni­min me aktorët dhe tejkalimin e vështirësi­së së gjuhës.

Nxitja e parë do të lindte pikërisht përpara një filxhani kafeje, kur miku i tij shqiptaro- australian, Dritan Arbana, po i tregonte për gjakmarrje­n në Shqipëri e Ballkan. Kaq u desh që regjisorit t’i lindte ideja e realizimit të një filmi, pikërisht mbi këtë temë, duke e përfshirë në këtë vorbull edhe Arbanën, i cili nuk e kishte ëndërruar ndonjëherë të bëhej bashkëprod­ucent filmi. Nuk dinte asgjë për Shqipërinë, por dëgjoi me dhjetëra përralla e legjenda e më pas do të përballej me realitetin shqiptar. Kastrissio­s e ka ngritur filmin e tij mbi legjendat e vjetra shqiptare me shtriga. “Ka lloje të ndryshme shtrigash në kulturat shqiptare dhe ballkanike. Ka edhe nga ato që të mallkojnë nëse shpërdoron bukën, me pak fjalë ata kanë një shtrigë për çdo gjë atje. Dhe për fat të mirë, miti i shtrigës i përshtatej në mënyrë të përkryer idesë që kisha në mendje për shtrigën time”, është shprehur regjisori mbi materialin e shfrytëzua­r për realizimin e filmit. Për të ka qenë pa dyshim një sfidë të punojë në një vend të huaj, duke mos kuptuar edhe gjuhën vendëse. “Kjo ishte një tjetër pengesë që ne e kapërcyem së bashku. Njerëzit mësonin shpejt, përshtates­hin dhe nuk qe shumë e vështirë, aq më tepër që pjesa më e madhe e kastit flisnin anglisht. Por unë kisha përreth gjatë gjithë kohës edhe një ekip përkthyesi­sh, për të ndërhyrë në çdo rast, duke na ndihmuar për të kuptuar më mirë njëri- tjetrin. Edhe pse nuk ma thoshte për shqipen dhe nuk e kisha avantazhin për të qenë shkrimtar, fakti që i kisha mbështetur per- sonazhet kryesor te familja ime do të thotë që i njihja karakteret si brenda dhe jashtë”, ka rrëfyer regjisori për “Thefancarp­et”. Me gjithë historitë dhe legjendat që Shqipëria ofronte me shumicë, në fund të fundit bëhet fjalë për një film horror artistik. “Kështu, ne nuk ishim të detyruar të lidheshim me realitetin gjatë gjithë kohës. Historia është e vendosur në një fshat malor, kështu që ne nuk eksploruam jetën në qytetet moderne me figura lokale të krimit që mund të ishin klishe, për të cilat njerëzit flisnin”. Duke trokitur në dyert e njerëzve, duke folur me ta, ai ripërshtat­i skenarin e shkruar në Sydney, për ta bërë autentik shqiptar. “Gjithçka që nuk shkonte e kemi rishkruar me ndihmën e aktorëve dhe konsultime­t e Dritanit, i cili përktheu skenarin për mua. Unë jam gjysmë grek dhe Shqipëria e Greqia janë vende fqinjë, kështu që për mua ishte një vend familjar. Edhe pse të dy vendet kanë ndryshime të dukshme kulturore, gjithsesi është Mesdheu ai që na bashkon”.

Ka lloje të ndryshme shtrigash në kulturat shqiptare dhe ballkanike. Ka edhe nga ato që të mallkojnë nëse shpërdoron bukën, me pak fjalë ata kanë një shtrigë për çdo gjë atje. Dhe për fat të mirë, miti i shtrigës i përshtatej në mënyrë të përkryer idesë që kisha në mendje për shtrigën time”, është shprehur regjisori mbi materialin e shfrytëzua­r për realizimin e filmit. Për të ka qenë pa dyshim një sfidë të punojë në një vend të huaj, duke mos kuptuar edhe gjuhën vendëse. “Kjo ishte një tjetër pengesë që ne e kapërcyem së bashku...

 ??  ?? Regjisori Steven Kastrissio­s
Regjisori Steven Kastrissio­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania