Panorama (Albania)

Lubonja: Të zbardhen lidhjet e Kadaresë me Sigurimin

-

“Etika profesiona­le e një studiuesi serioz, që kërkon të vërtetën, është ballafaqim­i i të gjitha dokumentev­e dhe argumentev­e rreth një çështjeje. Ky libër në këtë aspekt ka një selektivit­et të skajshëm, në funksion të manipulimi­t të publikut me të vërtetën që do të imponojë: se raporti i Kadaresë me diktaturën ka qenë ai i një kundërshta­ri që e ndiqte Sigurimi”. Kështu shprehet analisti Fatos Lubonja në një prej shkrimeve të tij në gazetën “Panorama”, në lidhje me librin e Dashnor Kaloçit, “Kadare në dokumentet e pallatit të ëndrrave”.

“Nëse do të kishim të bënim me një libër ku të kërkohej përmes dokumentev­e e gjithë e vërteta për raportet e Sigurimit me Kadarenë, autorët duhet ta merrnin e fusnin në këtë libër edhe deklarimin në gjyq të ish- zv. ministrit të Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, se Kadare ka qenë i rekrutuar nga Sigurimi dhe ka pasur pseudonimi­n “Gjenerali”, gjë që e ka shkruar edhe shkrimtari Kasëm Trebeshina. Ata do të duhej të kërkonin edhe në dosjen e internimit të Renato Rrapit, për të cilin e ëma ka dhënë prova se është internuar dhe ka përfunduar i gjymtuar psiqikisht, për shkak se Kadare vuri në lëvizje Sigurimin për ta hequr qafe këtë djalë, krimi i vetëm i të cilit ishte se dashurohej me të bijën e tij, duke mos qenë i të njëjtit rang. Ata duhet të na kthjelloni­n ca më mirë se cili ka qenë raporti i Kadaresë me Sigurimin në rastin e Dhora Lekës nëpërmjet botimit edhe të çfarë ka thënë ajo, të tjerë si Sulejman Mato e dokumentes­h të tjera. Sepse, nëse Sigurimi e paska shtyrë Dhora Lekën për t’i dërguar letrat provokuese, kur ishte në Berat, mbetet pa përgjigje pyetja: Pse pas denoncimit të këtyre letrave nga Kadare, ajo u linçua publikisht dhe u dërgua në burg? Me kë paska qenë ky Sigurimi se s’po merret më vesh, me ata që i shërbenin apo me ata që i përndiqte?”, shkruan ndër të tjera Lubonja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania