Panorama (Albania)

Libi, dalin në breg trupat e pajetë të emigrantëv­e

-

Trupat e të paktën 74 emigrantëv­e afrikanë kanë dalë në breg në ujërat e Libisë perëndimor­e, sipas Gjysmëhënë­s së Kuqe libiane, duke shënuar tragjedinë e fundit në det të emigrantëv­e që përballen me rreziqe kaq të mëdha për të mbërritur në Europë. Trupat janë gjetur pranë qytetit perëndimor libian Zawiya, të hënën. Zëdhënësi i Gjysmëhënë­s së Kuqe, Mohammed al- Misrati, tha për “Associated Press” se ai druhej se më shumë trupa do të dalin në breg apo në sipërfaqe gjatë orëve në vazhdim. Ai tha se një gomone e shkatërrua­r, me kapacitet 120 njerëz, u gjet pranë vendit ku kishin dalë trupat. Dega e Gjysmëhënë­s së Kuqe në qytetin Zawiya tha se ka trupa që ende po pluskojnë mbi ujë, por ata nuk kanë asnjë mjet për t’i nxjerrë. Është vetëm një i mbijetuar, i dërguar në spital në gjendje kome, i vetmi që mund të dëshmojë ngjarjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania