Panorama (Albania)

Bosnja pranon miqësoren, iu ofrua… çarter

Federata e Bosnjë - Hercegovin­ës konfirmon: Kushte më të mira

- TIRANE

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një miqësore me 28 mars në "Elbasan Arena" kundër Bosnjë- Hercegovin­ës.

Palët ishin në bisedime prej kohësh dhe vetëm pritej përgjigjja e boshnjakëv­e, të cilët kishin negociata edhe me përfaqësue­se të tjera si Austria, Republika Çeke, apo Letonia. Në fund, diferencën e kanë bërë kushtet që ka ofruar Federata Shqiptare e Futbollit për delegacion­in boshnjak që do të udhëtojë drejt Shqipërisë më 26 mars. Sipas njoftimit të Federatës së Bosnjë- Hercegovin­ës, marrëveshj­a mes palëve u nënshkrua pasi FSHF- ja ofroi kushte më të pranueshme, ku përfshihet edhe një udhëtim çarter nga Sarajeva në Tiranë. Miqësorja do të zhvillohet në "Elbasan Arena" dhe jo në "Loro Boriçi", për të mos dëmtuar stadiumin e qytetit të Shkodrës, pasi vetëm 4 ditë më para aty do të zbresë në fushë Kosova në përballjen zyrtare me Islandën. Ndeshja kundër Bosnjë- Hercegovin­ës luhet vetëm 4 ditë pas duelit të kualifikue­seve të Botërorit 2018, që kuqezinjtë do të zhvillojnë në Palermo kundër Italisë vendëse.

Njoftimi i FSHF- së - "Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin për ndeshjen miqësore për datën 28 mars, e cila është tashmë zyrtare dhe e konfirmuar që do të luhet në ' Elbasan Arena' kundër skuadrës përfaqësue­se të Bosnjës. Kështu, pas takimit zyrtar me Italinë më 24 mars në Palermo, Shqipëria do të shfrytëzoj­ë edhe datën e dytë të lirë të UEFA- s, atë më 28 mars, ku skuadra e De Biazit do të presë në një takim miqësor Bosnjën. Gjithçka është zyrtare dhe e konfirmuar. Kuqezinjtë do të përballen në një test miqësor me skuadrën e Edin Dzekos e shumë lojtarëve të tjerë. Orari mbetet për t'u konfirmuar në ditët në vijim", njoftoi dje zyra për shtyp e FSHF- së në faqen zyrtare në "Facebook".

 ??  ?? Ervin Bulku me Miralem Pjaniç, në ndeshjen Shqipëri- Bosnjë 1- 1, e vlefshme për eliminator­et e '' Euro 2012''
Ervin Bulku me Miralem Pjaniç, në ndeshjen Shqipëri- Bosnjë 1- 1, e vlefshme për eliminator­et e '' Euro 2012''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania