Panorama (Albania)

Siti e Atletiko diktat me gola, Juve në Dragao mes polemikash

-

Dy ndeshjet e mbrëmshme kanë dhuruar spektakël, emocione, përmbysje rezultates­h dhe plot 14 gola. Siti i Guardiolës ka përmbysur Monakon që arriti të mbyllë 1- 2 pjesën e parë, pavarësish­t se vendësit zhbllokuan sfidën. Në fund, takimi përfundoi 5- 3, ku në startin e së dytës, Falkao humbi 11- metërshin që do e çonte sfidën në 1- 3. Në ndeshjen tjetër, Leverkusen është mundur 2- 4 nga Atletiko e Madridit. Sfidat e Ligës së Kampionëve do të dhurojnë të tjera emocione sonte në mbrëmje në sfidën që do të zhvillohet në Portugali. Porto do të presë Juventusin e Alegrit. Bardhezinj­të vijnë me jo pak polemika. Debatet në fushë mes trajnerit dhe Bonuçit kanë bërë që ky i fundit të përfundojë në tribunë. Një debat mes tij dhe trajnerit ka bërë Alegrin që ta ndëshkojë, si për t'i dhënë mësim atij dhe cilitdo që vendimet nuk diskutohen. Në takimin tjetër hirushja e Premier Ligës, Leiçesteri, do të sfidojë Sevijan në Spanjë. Ndonëse ka një sërë problemesh në kampionat, skuadra e Klaudio Ranierit do të kërkojë të tregojë një tjetër fytyrë në Ligën e Kampionëve, ku u kualifikua si e para në grupin e saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania