Panorama (Albania)

Alfredo Pedulla: Hysaj, gjithmonë e më larg Napolit

-

Kjo verë parashikoh­et të jetë shumë e nxehtë për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i Kombëtares ka përfunduar në lupën e klubeve më të njohura europiane dhe sipas gjasave do të zgjedhë pikërisht pas përfundimi­t të sezonit se ku do të vazhdojë karrierën e tij që me shumë gjasa do të jetë larg Napolit. Klauzola në kontratën e mbrojtësit është 50 milionë euro dhe me një shifër të tillë, Napoli do të ishte në gjendje të bënte përforcime të tjera. Fakti është që klubi ka bllokuar që tani edhe pasardhësi­n e mbrojtësit shqiptar, 22- vjeçarin e Atalantës, Andrea Konti. Të dy lojtarët menaxhohen nga i njëjti person, Mario Xhiufredi dhe sigurisht që ky i fundit do të jetë shumë i lumtur të sistemojë diku tjetër Hysajn, për t'i bërë vend Kontit te Napoli. "Xhiufredi nuk do të bënte kurrë një autogol si ai i dërgimit të dy mbrojtësve të djathtë në të njëjtën skuadër. Ndaj pritet të shihet se çfarë do të bëjë Hysaj", shpjegoi dje eksperti i merkatos italiane, Alfredo Pedulla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania