Panorama (Albania)

Mesi proteston kundër tifozëve të Barçës, nuk festoi golin

-

Lionel Mesi nuk është mësuar që të ketë kritika, apo të vërshëlleh­et nga tifozët e tij. Kontributi i tij te Barcelona ka qenë i jashtëzako­nshëm, duke u konsiderua­r shpeshherë edhe si më i miri në historinë e futbollit sipas tyre. Por humbja e fundit ndaj PSG-së, me rezultatin 4- 0, ka bërë që të ketë një krisje të raportit mes yllit argjentina­s dhe mbështetës­ve katalanas. Para ndeshjes kundër Leganesit, futbollist­ët e Luis Enrikes nisën të vërshëlleh­en sa herë që kishin topin në zotërim. Mes të cilëve ishte edhe "Pleshti". Por në takimin ndaj Leganesit, ai arriti të shënonte të dy golat për Barçën, duke e ndihmuar në fitoren 2- 1. Ajo që ra në sy është fakti se refuzoi të festonte, siç bën zakonisht. Media iberike ka zbuluar se ishte një shenjë proteste ndaj qëndrimit të tifozëve. Leo ka kërkuar gjithnjë që duhet t'i qëndrojnë pranë, por me sa duket nuk kanë shkuar gjërat si duhet. Duke iu referuar burimeve të afërta të lojtarit, në shtypin spanjoll përflitet edhe për një periudhë prove të argjentina­sit. Nëse ai do vazhdojë të mos ndiejë përkrahjen e duhur prej tifozëve të Barcelonës, do të kërkojë që në sezonin e ardhshëm të luajë me një tjetër skuadër, tek e cila do të gjente motivim më të madh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania