Panorama (Albania)

Milani, gati 100 milionë euro për Alvaro Moratën

-

Kinezët që pritet të marrin kontrollin e Milanit duan që të prezantohe­n me një blerje të bujshme, pasi jo më kot kanë bërë me dije se për merkaton e verës do të vendosin në dispozicio­n të klubit plot 130 milionë euro për merkaton. Lajmin e bëri dje me dije "Gazzetta dello Sport", sipas së cilës "Sino Europe Sport" ka përpiluar edhe listën e preferenca­ve. Edhe pse shumë janë skeptik "SES" do të kontrolloj­ë plotësisht Milanin brenda 3 marsit. Në datën e caktuar do të derdhen 320 milionë eurot e mbetura "Fininvest"- it ( kjo shumë u shtohet 200 milionëve të dhëna pak muaj më parë). 70 milionët e këstit të parë do të shërbejnë për mbylljen e humbjeve të Milanit në këtë sezon. Në listën e merkatos së drejtuesve të "SES" janë shumë emra sulmuesish. Flitet se dy prej tyre shikohen me shumë përparësi. Kështu, kinezët vitin që vjen duan që të prezantohe­n duke blerë njërin mes Alvaro Moratës dhe Pierr- Emerik Aubamejang.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania