Panorama (Albania)

ORIALI: JA PSE E ÇUAM SHQIPËRINË NË PALERMO

-

Kur mbetet diçka më pak se një muaj nga sfida mes Italisë dhe Shqipërisë, italianët pranojnë se vendimi për ta zhvilluar këtë përballje në Palermo nuk është i rastësishë­m. Sipas menaxherit të përfaqësue­ses "axurre", Gabriele Oriali, arsyeja për ta çuar duelin e 24 marsit në stadiumin "Renzo Barbera" ka të bëjë me mbështetje­n që ekipi i tyre do të marrë nga tifozët sicilianë. "Një thirrje për publikun se pse duhet të mbushë shkallët e stadiumit? Nuk besoj se ka nevojë, pasi kombëtarja jonë ka pasur gjithnjë mbështetje kur ka luajtur në ' Barbera'. Zgjedhja e Palermos u bë edhe për këtë arsye", ka deklaruar Oriali për mediat siciliane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania