Panorama (Albania)

Reali dhe PSG bëjnë gati shkëmbimin Benzema- Kavani

-

Reali i Madridit dhe PSG kanë raporte mjaft të mira mes tyre, që kur presidentë­t Florentino Perez dhe Naser Al- Khalifi arritën një marrëveshj­e për të mos pasur agresion mes tyre në merkato, disa vite më parë. Gjithsesi, duket se këtë herë do të ketë një shkëmbim mes palëve. Media franceze bën me dije se është bërë gati transferim­i i Karim Benzemanë në kryeqyteti­n francez, referuar edhe vetë dëshirës së lojtarit. Ndërkohë, si shkëmbim do të jetë Kavani ai që do të veshë fanellën e madrilenëv­e. Një transferim "i bekuar" edhe nga trajneri Zinedin Zidan. Një largim i mundshëm i Benzemasë do të cilësohej edhe si plotësim dëshire për Alvaro Moratën, në mënyrë që ky i fundit të mos largohet në fund të edicionit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania