Panorama (Albania)

Pensionet, zbardhet shtesa për 16 kategori

Qeveria miraton vendimin për indeksimin me 3%. Kategoritë që marrin deri 758 lekë shtesë në muaj. S’ka më pension nën 15.164 lekë

- ADA HAZIZOLLI

VENDIMI I PLOTE

Qeveria ka miratuar një skemë të re për indeksimin e pensioneve. Ndryshe nga vitet e tjera, kur indeksimi i pensioneve ndodhte në korrik, këtë vit ai do të fillojë që në mars.

Gazeta zbardh të plotë vendimin e djeshëm, për indeksimin me 3 për qind të të gjitha pensioneve, përfshi edhe ato të ushtarakëv­e. Në tabelën e qeverisë janë paraqitur 16 kategoritë që nga 2 marsi do të marrin një pension 3 për qind më të lartë. Gazeta zbardh edhe shtesën për çdo lloj pensioni. Nga rritja e pensioneve e parashikua­r në këtë vendim do të përfitojnë rreth 647 mije pensionist­ë, prej të cilëve 481,400 janë pensione qyteti, rreth 145,100 janë pensionist­ë që marrin pensione fshati dhe rreth 20,500 janë pensione të parakohshm­e suplementa­re të ish- ushtarakëv­e.

SHTESA

“Pas rritjes, pensioni i plotë minimal i pleqërisë për personat, të cilëve e drejta për pension u ka lindur deri më 31.12.2014 nuk mund të jetë më pak se 13,014 lekë në muaj nga 12,635 lekë që ishte, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jenë më shumë se dyfishi i pensionit minimal, ose 26,028 lekë në muaj”, thuhet në relacion. Bëhet fjalë për pensionet para hyrjes në fuqi të skemës së re të pensioneve. Pra për pensionist­ët që kanë dalë në pension para vitit 2015. Për pensionist­ët e pas vitit 2014, pra nga 1 janari 2015, shtesa bazohet në pensionin social. Qeveria ka vendosur të indeksojë edhe pensionin social, duke e rritur edhe atë me 3 për qind. “Për pensionet e caktuara më datë fillimi nga 01.01.2015 e në vazhdim, e ardhura minimale nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila nga 6858 lekë bëhet 7,064 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sig- urimit dhe si pasojë nuk ka kufizim në lartësinë e saj”, theksohet në relacion.

SA BËHET PENSIONI I PLOTË

Por, në vendimin e qeverisë theksohet se të gjithë pensionist­ët me të ardhura të ulëta do të vazhdojnë të marrin edhe kompensime­t e caktuara ndër vite, si dhe kompensime­t për bukën, energjinë etj. Bashkë me këto kompensime është llogaritur edhe pensioni. “Pas datës 1.3.2017, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të qytetit me datë fillimi deri në 31.12.2014, shtuar me kompensime­t, nuk mund të jenë më të vogla se 15,164 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26,528 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9,802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshm­e, shtuar me kompensime­t, nuk mund të jenë më të vogla se 15,164 lekë në muaj”, theksohet në vendim.

SHTESAT E VEÇANTA DHE VETERANËT

Në relacion sqarohet se nga indeksimi i pensioneve përfiton edhe një kategori e veçantë pensionist­ësh. “Së bashku me pensionet dhe në të njëjtën masë, indeksohen edhe shtesat mbi pension, të përfituara nga ata persona që kanë shtyrë datën e daljes në pension, duke qenë në punë dhe duke paguar kontribute, shtesat që përfitojnë invalidët me fëmijë të vegjël në ngarkim dhe invalidët e grupit të parë”. Pra të gjithë pensionist­ët që janë aktualisht në punë dhe paguajnë sigurime për punën aktuale, do të marrin një pension 3 për qind më të lartë, njësoj si pensionist­ët e tjerë që nuk punojnë.

Për veteranët qeveria ka vendosur të rrisë edhe shpërblimi­n. “Për vitin 2017 3 % është parashikua­r të rritet masa e shpërblimi­t mujor që u është akorduar veteranëve të luftës, kjo në ndryshim nga vitet e tjera, ku vendimi i indeksimit të shpërblimi­t të veteranëve ka qenë i veçantë. Gjithashtu, në masën 3 % do të indeksohet edhe shtesa mbi pension që përfitohet nga invalidët e luftës, duke plotësuar kështu detyrimin ligjor për indeksimin e këtyre përfitimev­e”, theksohet në vendim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania