Panorama (Albania)

Fleckenste­in dhe Hahn kundër bojkotit, Basha: Parlamenti në çadër

“Kam respekt për Berishën, por të mos flasë më për përrallat sorosiane”

- FATION BINJAKU

Raporteri për Shqipërinë, eurodepute­ti Knut Fleckenste­in, i ka bërë thirrje Partisë Demokratik­e që të vijojë protestën e saj, por në të njëjtën kohë të kthehet në Parlament për të mundësuar zgjedhjen e anëtarëve të komisionev­e të vetingut.

Në një konferencë për shtyp, eurodepute­ti gjerman nuk preferoi të komentojë protestën e opozitës, duke e quajtur atë si një çështje të brendshme. “Në rast se komisionet e vetingut nuk do të mblidhen, atëherë negociatat do të ndalojnë për disa kohë dhe do të varet se kur do të rifillojë procesi. Unë nuk do të mendoj që do të jetë fundi përgjithmo­në, kështu që shpresoj se mund ta shihni që kur procesi të rinisë, atëherë do të mund të fillojnë negociatat dhe kjo mund të jetë pas zgjedhjeve, pas disa vitesh, disa javësh, ose pas disa muajsh. Këtë e kanë në dorë politikanë­t shqiptarë. Unë nuk dua të ndërhyj në atë që ata po kërkojnë me protestën dhe të komentoj nëse kanë të drejtë apo jo, por i them që ju lutem gjeni një mundësi, një rrugë, një mënyrë që të mos ndalojë procesi i vetingut dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi, pasi kjo është tejet e rëndësishm­e për vendin”, tha dje Fleckenste­in. Duke folur për takimet me kreun e opozitës, ai tha se nuk ka marrë asnjë garanci për rikthimin e PD-së në Kuvend për të mos bllokuar zbatimin e vetingut. “Jo, nuk kam marrë asnjë garanci, por e di që opozita 4 muaj para zgjedhjeve duhet të ketë qartësi dhe e ashtuquajt­ura qeveri teknike, nuk shoh se si mund të ketë marrëveshj­e për këtë çështje javën që vjen”, ka thënë ai. I pyetur nëse opozita nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, eurodepute­ti gjerman ka theksuar se një ngjarje e tillë do të dëmtonte ven- din dhe integrimin. “Pyetjes nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, kjo do të ishte një situatë e vështirë, jo vetëm për vendin, por edhe për procesin e integrimit europian. Unë shpresoj se do të gjendet zgjidhja në mënyrë sa më të shpejtë”, u shpreh dje Fleckenste­in. AKUZAT PËR SOROSIN

Knut Fleckenste­in ka komentuar dhe akuzat e ishKryemin­istrit Sali Berisha në adresë të ambasadorë­ve dhe pretendime­t që sipas tij ata përfaqësoj­në interesat e Xhorxh Sorosit. Ai i ka quajtur akuzuat për lidhjet me Sorosin si përralla që për- doren nga njerëzit e dobët. “Kam shumë respekt për zotin Berisha, ish- President dhe ish- Kryeminist­ër i Shqipërisë. Ndoshta dhe më shumë respekt se ç’mund të imagjinoni, dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja atij me të vërtetë që të mos fliste më për atë për- rallë sorosiane. Është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar në Maqedoni. Përvoja ime ka treguar që vetëm të dobëtit kanë nevojë për atë lloj përralle dhe përvoja ime më ka treguar se zoti Berisha nuk është i dobët”, ka thënë dje raporteri i PE- së për Shqipërinë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Raporteri për Shqipërinë, eurodepute­ti Knut Fleckenste­in
Raporteri për Shqipërinë, eurodepute­ti Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania