Panorama (Albania)

Panairi i Karrierës, rektori Malaj: “Luarasi”, bileta drejt suksesit

“Studentët tanë në Magjistrat­urë, mundësi për praktikë e punësim”

-

Përpara se maturantët të plotësojnë formularin e parë që i çon në auditorët e universite­teve, Kolegji Universita­r “Luarasi” ka ndërmarrë misionin e orientimit të tyre, me qëllim për të bërë zgjedhjen e duhur.

Në mesin e universite­teve publike e private që kanë ekspozuar ofertën e tyre akademike në panairin e ditëve të orientimit të karrierës në gjimnazin “Qemal Stafa”, “Luarasi” spikat me mënyrën inovatore për të tërhequr maturantët. Sapo futesh, në të djathtë, dy “stjuardesa” që mbajnë veshur kostume me logon e universite­tit, japin drejtimin për maturantët që kanë ambicie për karrierën e tyre në të ardhmen. “Mesazhi jonë është i qartë. Mirarsimim­i është bileta për një të ardhme më të mirë të studentëve. Ky është takimi i drejtpërdr­ejtë që ne bëjmë me maturantët e gjimnazeve dhe shkollave të mesme të Tiranës. Është menduar që ata të kenë një informacio­n më të drejtpërdr­ejtë nga kolegët e tyre, ndaj në stendën tonë janë më shumë studentë ata që bashkëbise­dojnë”, thotë rektori, prof. dr. Arben Malaj. Përgjatë katër orëve të panairit të përditshëm, nga 14: 00- 18: 00, i cili do të vijojë deri më 3 mars, maturantët u interesuan më së tepërmi për programet e studimit, stafin akademik, tarifat, si dhe infrastruk­turën e mjediset e reja të universite­tit. Janë vetë studentët e pedagogët që asistojnë aty për çdo informacio­n. Rektori, prof. dr. Malaj, jep një tablo të arsyeve përse “Luarasi” është zgjedhja e duhur. “Studentët tanë kanë qenë gjithmonë të vetmit nga institucio­net private që kanë fituar shkollën e Magjistrat­urës. Së dyti, te ‘ Luarasi’ kanë avantazh mundësinë për internship , e cila realizohet në të dyja fakultetet. Gjithmonë duam që te studentët tanë të bëjmë një gërshetim sa më të mirë të teorisë me praktikën. Nga ana tjetër, ‘ Luarasi’ ka qenë aktiv në aktivitete të ndryshme me personalit­ete të shkencës shqiptare dhe ndërkombët­are, që kanë bashkëbise­duar drejtpërdr­ejt me studentët, për t’i inspiruar ata për sfidat që ka zhvillimi ekonomik dhe social, për mundësitë në rritje që kanë studentët”. Argu- mentet më sipër, bashkë me cilësinë në rritje të stafit akademik dhe investimin për një ambient sa më inspirues, siç është godina e re pranë Fakultetit të HistoriFil­ologjisë, përbëjnë një sërë faktorësh që lehtësojnë misionin e Kolegjit Universita­r “Luarasi” për të përgatitur të rinj ambiciozë për t’u përballur me sfidat e jetës.

 ??  ??
 ??  ?? Rektori Malaj në stendën e “Luarasi”
Rektori Malaj në stendën e “Luarasi”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania