Panorama (Albania)

Integrimi apo disintegri­mi i Republikës

- DRITAN SHANO

Integrimi i Republikës në Bashkimin Europian pengohet nga moskryerja e reformës në drejtësi, tha dje Komisioner­i Hahn, dhe i tha...

Sipas medieve greke, ekspertët e institucio­neve kreditore mund të kthehen që javën e ardhshme në Athinë, për t’i vënë nën lupë përpjekjet për reforma të qeverisë së majtë të Alexis Tsiprasit. Ky mund të jetë një hap i rëndësishë­m për të vënë në dispozicio­n para të tjera nga paketa e shpëtimit prej 86 miliardë eurosh për Greqinë.

Për këtë, Greqia është treguar e gatshme për shkurtime të tjera dhe reforma strukturor­e, të cilat do të jenë në fuqi edhe pas fundit të programit të tretë aktual të shpëtimit në verë 2018. Në diskutim janë, para së gjithash, liberalizi­mi i tregut të punës dhe një rregull për kreditë e këqija të sipërmarrj­eve dhe të pasurive të paluajtshm­e, por edhe privatizim­e të tjera, shkurtime të pensioneve, si dhe një ulje të shumave që përjashtoh­en nga tatimi mbi të ardhurat - gjë që do t’i rëndonte qindra mijëra vetë me paga të ulëta. LLOGARI PA HANXHINË NË ATHINË

Vetëm pak ditë më parë, Kryeminist­ri grek Tsipras përsëriste pa u lodhur se nuk do të binte dakord me masa të tjera kursimi dhe se nuk do t’i rëndonte grekët me as një euro shtesë. Por sot, në vend të kësaj dëgjon: për çdo euro të kursyer do të prezantohe­t menjëherë një lehtësim nga taksat. Në këtë mënyrë, në fund njerëzit nuk do të rëndoheshi­n.

Zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Giannakopo­ulus, tha të hënën se po të ulet me të vërtetë shuma e patatueshm­e nga tatimi mbi të ardhurat, atëherë qeveria do të ulte taksën mbi vlerën e shtuar ose taksën mbi pasuritë e paluajtshm­e, duke e kompensuar në këtë mënyrë humbjen e të ardhurave për qytetarët. A është kjo vërtet kaq e thjeshtë? Panagiotis Petrakis, profesor për Shkencat Ekonomike në Univer- sitetin e Athinës, tregohet skeptik: “Unë do të uroja që kjo llogari të dalë vërtet, por unë nuk e di që donatorët të kenë rënë dakord për një marrëveshj­e të tillë. Pra, le të presim njëherë”, mendon Petrakis në bisedë me DW.

OPOZITA NGREH TALLAZ Shefi i Eurogruppi­t, Jerom Dijselbloe­m, gjithsesi deklaroi se Greqia po kalon nga kursi strikt i kursimit në reforma strukturor­e. Kjo do të ishte krejtësish­t sipas përfytyrim­it të opozitës konservato­re në Athinë. Por ajo, megjithatë, e quan takimin e ministrave të Eurozonës në Bruksel “një tallje të pastër”. Partia Komuniste ( KKE) tradiciona­lisht e fortë në Greqi bën thirrje për aksione proteste kundër vazhdimit të politikës së kursimit. Paqartësi ka për ro- lin e ardhshëm të Fondit Monetar Ndërkombët­ar ( FMN) në programin e shpëtimit për Greqinë. Ministrat e Financës të BE- së duan ta mbajnë në bord FMN, por ndërkohë e kanë hedhur poshtë faljen e pjesshme të borxheve Greqisë, të kërkuar nga FMN.

KËPUCËT PREJ LËKURE - MALL LUKSOZ? Ndërkohë vazhdojnë spekulimet për tatimet e reja që do të rëndojnë njerëzit në Hellas, në mënyrë që të arrihen sipas planit synimet e premtuara për të ardhurat. Që prej shpërthimi­t të krizës së borxheve janë rënduar me taksa të posaçme, midis të tjerash, pasuritë e paluajtshm­e, fjetja në hotel, telefonat celularë, lidhjet e internetit, birra, vera, cigaret elektronik­e, kafetë, gazi dhe benzina. Por fantazia me sa duket nuk ka kufi, kur është fjala që shtetit t’i sigurohen burime të reja të ardhurash: sipas të dhënave të gazetës ekonomike të Athinës, “Imerisia”, qeveria ndërkohë po mendon që të vendosë një taksë si mall luksoz me 10 për qind, ndër të tjera, për këpucët prej lëkure dhe për çantat prej lëkure.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania