Panorama (Albania)

Çuli: Miqësia me Ndrenikën, më kërcënuan familjen në mes të natës

“Më kanë shqetësuar në mes të natës, po mendoj të bëj denoncim në polici, kush fshihen pas profileve të rreme”

- ALMA MILE

“M’u duk vetja si personazh i romanit të Khaled Huseinit ‘ Gjuetari i balonave’, ku të shpallurin fajtor e gjuajnë me gurë, derisa i marrin shpirtin”.

Kështu shprehet drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, pasi ka kaluar një natë të gjatë, të pazakontë. Sebepi do të bëhej një status në “Facebook”, përmes të cilit Çuli ironizonte me dikë që gjatë protestës së 18 shkurtit, akuzonte Teatrin Kombëtar se kishte mbyllur dyert për aktorët e rinj dhe po pushonte njerëz nga puna. Mes dhjetëra komentuesi­sh ndërhyn edhe aktori Robert Ndrenika, i cili nisur nga një debat që Çuli po zhvillonte me një nga komentshkr­uesit, i shkruan një batutë: “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori???”. Pak më poshtë vjen edhe përgjigjja e Çulit: “Që kur niveli yt ikonë zbriti ktu ku je...”. Kjo përgjigje, që sipas Çulit lidhej me një kontekst të caktuar dhe me nivelin e debatit që po zhvillohej në Fb, ka irrituar komentuesi­t, të cilët i janë lëshuar atij me fjalët më fyese. Edhe kur Çuli, përmes një statusi tjetër u përpoq të sqaronte situatën, situata u nxeh edhe më tepër. Përveç atyre që i shkruanin t’i kërkonte ndjesë Ndrenikës, përpos atyre që shanin me një fjalor të pisët, kishte edhe nga ata që e kanë kërcënuar me përdhunime të gruas dhe vajzës, deri edhe me prerje veshi. Ndërkaq komunikimi mes Çulit dhe Ndrenikës ka vazhduar përtej rrjeteve sociale dhe dje, në një postim të partneres së Çulit, Adelina Muça, në rrjetin social “Facebook”, “Një letër për ty, vajza ime, dashuria ime! ( huazuar nga Albert Einstein)”, ndër të tjera ajo falënderon “të gjithë miqtë që ishin pranë nesh në një ditë- natë ndryshe!”. Mes të cilëve ishte edhe emri i Robert Ndrenikës. Poshtë postimit gjendet edhe një mesazh i Ndrenikës: “Shëndet e mbarësi në familjen tënde. Vajzës i puth syçkat!”. Ndërsa Adelina ia ka kthyer: “Të përqafojmë fort të tre, i dashur”. Në një intervistë për “Panoramën”, Hervin Çuli ka rrëfyer gjithë ecurinë e këtij debati në “Facebook”, raportin me Robert Ndrenikën dhe ndjesinë që i kanë lënë komentet dhe kërcënimet e njerëzve.

Z. Çuli, një lumë fyerjesh dhe kërcënimes­h kanë vërshuar në adresën tuaj, çfarë e nxiti këtë “fushatë”?

U bë më shumë se tre vjet që në mënyrë të vazhdueshm­e, me një malinjitet shembullor, sulmohet dhe hidhet baltë mbi Teatrin Kombëtar. Bërtitet dhe hidhen akuza ndaj një institucio­ni që realisht po funksionon, ka hapur dyert, ka kthyer publikun në sallë, ka punësuar ak- torë të rinj etj. Dhe kjo ka qenë arsyeja se pse përpara disa ditësh, përmes një statusi në “Facebook”, që mendoj se ishte qytetar, doja t’u përgjigjes­ha këtyre njerëzve dhe t’u thosha: boll me këtë vrer dhe nëse doni, flisni me argumente, por jo pa asnjë bazë. Duke marrë kështu në mbrojtje punën time dhe të një stafi të tërë aktorë, teknikë, administra­të etj. Çdo qeveri, çdo pushtet, çdo sistem ka të mirat dhe të këqijat e veta, por ka ardhur koha që të mos flasim me qesim, por me argumente. Kam të drejtë t’ua kërkoj këtë njerëzve që hedhin baltë dhe gënjejnë mbi mënyrën se si funksionon institucio­ni që unë drejtoj.

Irritimi arriti kulmin me një përgjigje që ju i kthyet aktorit Robert Ndrenika, pse u “kapët” me aktorin?

Mes meje dhe aktorit Ndrenika nuk ka ndodhur asnjë “sherr”. Mes atyre që pëlqyen statusin tim ishte edhe Robert Ndrenika dhe kjo është e konfirmues­hme. Më pas, ai më bën edhe një koment, të cilit unë iu përgjigja. Por gjithçka është brenda një konteksti të caktuar. Batuta e Ndrenikës kishte lidhje me komentet e më- sipërme, ashtu si përgjigjja ime, me nivelin e debatit që po zhvillohej në Fb.

Cila është marrëdhëni­a juaj me aktorin?

E gjithë kjo situatë është për të qeshur e për të qarë. Unë dhe Ndrenika kemi qenë komshinj, me hyrje- dalje familjare dhe praktikish­t unë jam rritur para syve të tij. Ndrenika është një nga aktorët që ka punuar më shumë me mua dhe komunikimi ynë është shumë i afërt. Kemi kodet tona të bisedave, të cilat shkojnë deri në ngacmime. Këtë e dëshmojnë edhe statuse apo komente të tjera në Fb. Ndrenika ka një sens humori të jashtëzako­nshëm dhe në këtë kontekst komentet që i bëmë njëri- tjetrit ishin në vijim të një komunikimi të vazhdueshë­m që ne kemi, por kjo nuk mund të kuptohet nga komentuesi­t. Ndoshta edhe unë, edhe Ndrenika duhet ta kuptojmë që “Facebook”- u është një sport që nuk na shkon dhe që përdoret nga një kategori njerëzish si një kazan për të shfryrë dhe vjellë vrer. Shumë mllef kundër jush... Komentet që kanë vijuar më pas, kanë qenë të trishtuesh­me. Njerëz që fyejnë dhe shajnë, jo vetëm personin tim, por arrijnë deri në kërcënime, deri në përdhunime të sime mëje, të sime shoqeje dhe të sime bije që është vetëm 6 vjeçe. Një llum i paparë vërshoi dhe më ka trishtuar jashtëzako­nisht shumë. M’u duk vetja si ata të dënuarit që u bënin gjyqet nëpër salla teatrosh në kohën e diktaturës apo që i nxirrnin në sheshe për t’i parë e për t’i sharë. Apo si lançimet që u bëjnë grave me gurë, në Afganistan, që i qëllojnë, derisa u marrin jetën.

I njihni njerëzit që ju shajnë apo kërcënojnë?

Nuk janë njerëz që i njoh, por që duke u nisur edhe nga komente të mëparshme, janë të predispozu­ar për të krijuar situata të tilla.

Përveçse përmes rrjeteve sociale, keni marrë kërcënime të tjera?

Rreth orës dy të natës më ka rënë disa herë citofoni në shtëpi dhe pavarësish­t se pyeta se kush i binte ziles në atë orë, nuk mora asnjë përgjigje, derisa në fund dikush, me një gjuhë të rëndë, u përgjigj. Nuk shau, por pyeste se kush isha... Ndoshta nuk ka lidhje me debatin në Fb, por janë situata që përkojnë me njëra- tjetrën.

Ndiheni i rrezikuar, keni bërë denoncim në polici?

Shumë miq të mitë më këshilluan që të ndjek rrugën ligjore. Nuk kam ndërmarrë asnjë veprim të tillë, nuk kam bërë denoncim, por unë jetoj me familjen dhe duhet të kujdesem për të. Nuk mund ta vë në rrezik. Asnjëherë nuk i dihet kur një i çmendur apo i pirë mund të ndërmarrë ndonjë veprim fatal, kur dal nga shtëpia me vajzën.

Kështu që edhe mund të bëj një denoncim. Tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe mjetet për të identifiku­ar edhe dikë që fshihet pas një profili të rremë.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i TK, Hervin Çuli
Drejtori i TK, Hervin Çuli
 ??  ?? Aktori Robert Ndrenika
Aktori Robert Ndrenika
 ??  ?? Statusi në “Facebook” i Hervin Çulit, i datës 18 shkurt, shoqëruar me komentin e aktorit Robert Ndrenika dhe përgjigjen e Çulit , që shkaktoi irritimin e komentuesv­e
Statusi në “Facebook” i Hervin Çulit, i datës 18 shkurt, shoqëruar me komentin e aktorit Robert Ndrenika dhe përgjigjen e Çulit , që shkaktoi irritimin e komentuesv­e
 ??  ??
 ??  ?? Statusi i djeshëm në “Facebook” i partneres së Çulit dhe komentin që i bën aktori Robert Ndrenika
Statusi i djeshëm në “Facebook” i partneres së Çulit dhe komentin që i bën aktori Robert Ndrenika
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania