Panorama (Albania)

Ligji i ri, 140 mijë makinat që u fshihen taksat e papaguara

Ahmetaj tregon afatet: Fshihen detyrimet para 2011

-

Qeveria miratoi dje draftin e fshirjes së detyrimeve dhe faljen e gjobave. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, informoi se nga ligji i fshirjes së detyrimeve do të përfitojnë pronarët e makinave dhe biznesi që ka detyrime të papaguara në Dogana e Tatime.

Ministri Ahmetaj tha se pa kusht fshihen detyrimet para 2011- s, ndërsa deri në 2014- n do të falen vetëm gjobat dhe kamatëvone­sat, në rast se paguhet detyrimi. Ministri i Financave tha se në total fshihen 90 miliardë lekë detyrime. “Fshihen detyrimet fiskale përfshirë principali­n, kamatëvone­sën dhe gjobën, për periudhat përpara dhjetorit 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë, që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuar­a në këtë ligj. Fshihen gjobat dhe kamatëvone­sat për periudhën 2011 deri në 2014, me kushtin që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paguhet e plotë taksa”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave tha se e njëjta procedurë është edhe për pronarët e makinave. Në total, nga falja e taksave për makinat llogaritet të përfitojnë 140 mijë pronarë mjetesh. “Fshirja dhe heqja nga qarkullimi dhe çregjistri­mi i mjeteve të transporti­t për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri në dhjetor 2011, si dhe shuarja e çdolloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu, për mjetet e transporti­t të cilat nuk hiqen nga qarkullimi, parashikoh­et shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat para 2010- s dhe fshirja e gjobave dhe kamatëvone­save për periudhat 2011- 2014, me kusht pagesën e detyrimeve nga 2011- ta e në vijim. Pra, është parimi i pagesës së principali­t për fshirjen e gjobave dhe kamatëvone­save”, tha Ahmetaj. Për pronarët e makinave, ligji parashikon dy opsione. Për ata pronarë të makinave që nuk do të paraqiten brenda 6 muajve të çregjistro­jnë mjetin, çregjistri­mi do të kryhet nga Drejtoria e Transporti­t dhe targa do t’i kalohet Poli- cisë së Shtetit për të ndaluar qarkullimi­n. Për ata pronarë makinash që duan të mbajnë mjetin në qarkullim, u falen taksat para 2011- s, por nga ana tjetër duhet të paguajnë taksat deri në 2014- n, me përfitim vetëm falje gjobe dhe kamatëvone­sash.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Financave, Ahmetaj
Ministri i Financave, Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania