Panorama (Albania)

Berisha: Fleckenste­in u ngut, mafia e Soros rrezik për demokracin­ë

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha u ka kthyer përgjigje deklaratav­e të raporterit të PE- së për Shqipërinë, Knut Fleckenste­in, i cili i ka quajtur si përralla deklaratat për lidhjet e ambasadorë­ve Lu dhe Vlahutin me Xhorxh Soros. Berisha, jo vetëm që nuk është tërhequr nga akuzat e tij, por i ka përforcuar ato, duke thënë se i ka të provuara dhe me dokumente. “Më duhet t’i them se deklaratën e tij e konsideroj të ngutur dhe të pabazuar për arsyet që vijojnë: Deklaratat e mia për Xhorxh Soros dhe mafien e tij si një rrezik madhor për demokracin­ë shqiptare janë të bazuara jo në hamendje, por në dokumente autentike të pakundërsh­tueshme nga të gjithë ata që duan të besojnë të vërtetën. Denoncimet e mia në Parlamenti­n shqiptar ndaj veprimeve mafioze të Sorosit dhe network-ut të tij në Shqipëri, të bazuara në dokumente dhe fakte, datojnë vite më parë dhe nuk kanë lidhje me polemikën e sotme, që zhvillohet në SHBA për veprimtari­në e kryespekul­antit të planetit. Xhorxh Soros përfaqëson sot miliarderi­n që ka korruptuar më shumë se kushdo tjetër mbi tokë politikanë, personalit­ete lokale dhe ndërkombët­are në vendet ishkomunis­te, por edhe në vende të tjera. Ai ka korruptuar gjithashtu individë dhe grupe ne institucio­ne serioze ndërkombët­are të vendosura në kryeqytete të vendeve të ndryshme, përfshi këtu Berlinin!”, ka thënë dje Berisha. Ish- kreu i PD- së ka thënë më tej se kjo çështje do të ishte mirë të hetohej nga Parlamenti Europian për të nxjerrë të vërtetën. “Mendoj se jo hedhja poshtë me apriori apo paragjykim­e të zërave që kërkojnë të nxjerrin në shesh një të vërtetë tronditëse, por hetimi me transparen­cë nga Parlamenti europian dhe parlamente të vendeve të interesuar­a duhet të ishte përgjigjja e duhur dhe respekti i detyruar nga e vërteta. Së fundi, shtoj se me deklaratat e mia kam vetëm një qëllim: të mbrojë një të vërtetë që e vlerësoj se ka interes të padiskutue­shëm për vendin tim, por edhe miqtë e mi, kudo që janë”, ka thënë Berisha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania