Panorama (Albania)

Meta: Dialogu me opozitën, kyç për integrimin në BE

“Për mua Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim”

- ARISTIR LUMEZI

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kërkoi dje zbatim të procesit të vetingut sipas Kushtetutë­s dhe klimë konstrukti­ve e garanci maksimale për zgjedhjet e 18 qershorit.

Duke folur para kryesisë së LSI- së, Meta shprehu angazhimin e LSI- së për të krijuar një klimë sa më konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese. “Shpreh angazhimin e LSI dhe timin për të dhënë kontributi­n tonë maksimal për një klimë sa më konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese. E ardhmja jonë europiane kërkon dy elementë kyç: Një fillim të zbatimit të procesit të vetingut në mënyrën më kushtetues­e, ligjore dhe transparen­te. Dhe një klimë konstrukti­ve e mirëbesimi dhe garancish maksimale brenda të gjitha mundësive praktike për standardin më të lartë që duhet të arrijnë zgjedhjet e 18 qershorit. Edhe ato janë kyçe për hapjen e negociatav­e”, tha Meta. Sipas tij, për LSI- në ka tri fjalë kyçe në këtë moment.

“Ne si LSI kemi tri fjalë kyçe deri në fund të zbatimit të Reformës në Drejtësi: Kushtetuta, ligji dhe transparen­ca”, u shpreh Meta. Më herët, kryetari i Kuvendit tha se vendi i opozitës është Parlamenti dhe pa të nuk mund të funksionoj­ë Parlamenti. “Patjetër që dialogu me opozitën është kyç dhe për integrimin europian. Parlamenti, në radhë të parë, është i opozitës, sepse maxhoranca ka edhe qeverinë. Kështu që opozita Parlamenti­n ka. Dhe është gjithnjë e mirëpritur në mënyrë që të çojë përpara kërkesat e saj për standarde më të larta për zgjedhjet e 18 qershorit. Ju e dini që për mua Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet në mënyrë që kjo klimë të përmirësoh­et dhe të rritet besimi i shqiptarëv­e, në radhë të parë, te zgjedhjet, por edhe të përmirësoh­et klima tani ku jemi në një moment mjaft të rëndësishë­m të ecjes përpara të Reformës në Drejtësi”, tha Meta. Kryetari i Kuvendit i kujtoi politikës shqiptare se vetingu dhe zgjedhjet me standarde janë kushtet për të hapur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. “Negociatat nuk hapen pa u zbatuar vetingu dhe pa u realizuar zgjedhjet e standardev­e. Meqenëse përmendët negociatat, ato nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i vetingut, që do të thotë kushtetues­e dhe ligjore. Dhe, së dyti, pa u realizuar dhe zgjedhje të standardev­e më të larta në 18 qershor. Hajde bashkojmë forcat për të ecur në këto dy drejtime, në mënyrë që të hapen ato që janë negociatat më të rëndësishm­e për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, u shpreh Meta. Ai u angazhua si kryetar i Kuvendit për krijimin e një klime konstrukti­ve. “Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën më transparen­te të gjitha procedurat që i takojnë dhe do të përpiqemi të krijojmë klimën më të mirë konstrukti­ve për të ecur në zbatim të Kushtetutë­s dhe të ligjeve që Kuvendi ka miratuar për Reformën në Drejtësi”, tha Meta para gazetarëve.

 ??  ?? Meta dje pas mbledhjes së Kryesisë së LSI
Meta dje pas mbledhjes së Kryesisë së LSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania