Panorama (Albania)

Hahn: Keqardhje për bojkotin e opozitës

“Jeta parlamenta­re të vijojë me institucio­net e vetingut”

- Johannes Hahn

Komisioner­i europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, shprehu dje keqardhje për bojkotimin e Parlamenti­t nga opozita. Përmes një statusi në “Twitter”, Hahn shprehet se bashkëpuni­mi mes qeverisë dhe opozitës është shumë i rëndësishë­m për integrimin e vendit.

“Më vjen keq për bojkotin parlamenta­r të shpallur nga opozita. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda Parlamenti­t. Bashkëpuni­mi me qeverisë dhe opozitës është vendimtar për synimet e vendit për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian”, shkruan Johannes Hahn. Sipas tij, jeta parlamenta­re duhet të vijojë me ngritjen e institucio­neve të reja të vetingut. “Është veçanërish­t e një rëndësie të madhe që jeta parlamenta­re të vijojë në një kohë kur reforma thelbësore janë në axhendën e Parlamenti­t, siç është ngritja e institucio­neve të vetingut në kuadër të Reformës në Drejtësi, përfshirë edhe rekomandim­et e misionit të OSBE/ ODIHR, të cilat janë thelbësore për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë vit. Këto reforma janë të rëndësishm­e për Shqipërinë që të vijojë rrugën e saj të integrimit në BE”, ka thënë Hahn. Një ditë më parë, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçi- jançiç, kërkoi nga opozita që debatin politik ta zhvillojë në Parlament. “Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda Parlamenti­t dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundërprod­uktive për ambicien e Shqipërisë për t’iu bashkuar Unionit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane. Për këtë arsye, është e rëndësishm­e të tregohet vazhdimësi­a e Parlamenti­t në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me Reformën e Drejtësisë. Këto ndryshime kanë rëndësi thel- bësore për të siguruar progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BEsë dhe siç e mbani mend, Komisioni rekomandoi në nëntor nisjen e bisedimeve të anëtarësim­it, subjekt i zbatimit të prekshëm e të besueshëm në reforma specifike dhe pikërisht Reforma e Drejtësisë është ajo që kam ndërmend”, tha Koçijançiç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania