Panorama (Albania)

“Pesë netët e mia në çadër, jemi 6 anëtarë në familje të papunë”

Haziz Koxha: Nëse kjo protestë do të kalojë në përplasje, unë i pari jam gati të jap jetën për fëmijët e mi

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ka kaluar dita e pestë e protestës. Çadra e pagëzuar nga demokratët si shtëpia e lirisë, vijon të mbetet e populluar. Mëngjesin e së mërkurës ishin minatorët ata të cilët u vendosën të parët përpara Kryeminist­risë.

Pas tyre përfaqësue­s të demokratëv­e nga Burreli, Kamza, Kruja dhe Kavaja plotësuan stolat e drunjtë të vendosur në hyrje të godinës së qeverisë. Një burrë rreth të gjashtëdhj­etave sheh herë pas here nga Kryeminist­ria, psherëtin dhe pastaj i rikthehet bisedës me miqtë, me të cilët ndan tavolinën. Është Haziz Koxha. Të gjithë kanë shkuar dhe kanë ardhur gjatë pesë ditëve të rezistencë­s së demokratëv­e, përveç tij. Ndihet i papërfaqës­uar nga Kryeminist­ri Rama dhe për këtë është gati të qëndrojë deri në momentin që ai do të largohet. “Kam ardhur nga Mati që nga dita e shtunë, kur u njoftua protesta. Sot për mua është dita e pestë e qëndresës. Çdokush në këtë çadër ka arsyet e tij për të cilat vendos të qëndrojë. Edhe unë kam të miat. Si shqiptar nuk e kam ndjerë kurrë veten të përfaqësua­r nga kjo qeveri. Pak rëndësi ka nëse i kemi besuar apo jo premtimet e kësaj maxhorance në 2013, por di të them që ato premtime nuk janë mbajtur dhe zhgënjimi është shumë i madh”, tregon Hazizi dhe sytë nuk ia ndan Kryeminist­risë.

MOTIVET E ardhmja e fëmijëve të tij është ajo që e shqetëson më shumë. Megjithëse ka investuar përmes vështirësi­sh për të shkolluar fëmijët e tij, ata sot janë të papunë. Ndaj me bindjen e palëkundur se rezistenca është e vetmja rrugë me të cilën mund të largohet kjo qeveri: “Kam një familje prej 6 anëtarësh. Të gjithë jemi të papunë. Djali i madh më ka mbaruar shkollën e lartë për inxhinieri dhe është i papunë, edhe djali tjetër ka mbaruar shkollën elektrike dhe prapë është i papunë. E kam për ulje që këtë që kemi përballë ta konsideroj kryem- inistër, sepse ai nuk më përfaqëson, ndaj dua që të ikë dhe të japë dorëheqjen”, shprehet me bindje 58- vjeçari nga Mati. Thotë se gjëja e fundit që i shkon ndër mend është frika nga ajo që mund të ndodhë nga kjo protestë. Si prind beson se më e rëndë- sishme është e ardhmja e fëmijëve të tij, për të cilën nuk ngurron të pranojë se edhe do të jepte jetën nëse do të ishte e nevojshme. “Absolutish­t nuk kam asnjë lloj frike. Në mënyrë kategorike. Nëse kjo protestë do të kalojë në përplasje, jam unë i pari që jam gati të jap jetën për një të ardhme të mirë të fëmijëve të mi, por edhe të fëmijëve të të gjithë shqiptarëv­e. Këtu në çadër ndajmë biseda me miq e shokë, me veriorë, jugorë dhe të Shqipërisë së Mesme. Të gjithë e pranojmë se çështja e drogës është një problem i të gjithëve. Çfarë mundësie po u ofrohet fëmijëve tanë? Të punësohen në parcelat e drogës? Kjo nuk është shpresë. Ky është mjerim dhe për këtë arsye ne do të qëndrojmë e do të bëjmë rezistencë”, pohon me zë të bindur Hazizi.

QËNDRESA Shpenzimet e pakta që mori me vete të shtunën, kur u nis drejt Tiranës për të protestuar, i shfrytëzon për t’u ushqyer. Sfidën e pagjumësis­ë e ka zgjidhur me konsumimin e kafeve të shumta dhe bisedave me protestues­it e tjerë. Për të, por edhe për këdo që është në çadrën në hyrje të Kryeminist­risë, ndryshimi dhe shpresa në vend do të nisë me largimin e Edi Ramës. Hazizi pranon se ditën që u nis drejt Tiranës, ishte i bindur se do të qëndronte gjatë, por për të çdo përpjekje për të rrëzuar këtë qeveri ka vlerë.

 ??  ??
 ??  ?? Haziz Koxha duke folur për “Panorama”
Haziz Koxha duke folur për “Panorama”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania