Panorama (Albania)

Lodhja në ditën e pestë të protestës

-

Qëndresa për mbi 5 ditë në çadrën e ngritur nga demokratët përballë Kryeminist­risë ka bërë që të ndihet edhe lodhja. Krahas entuziazmi­t dhe bisedave të të rinjve, në çadër sheh edhe të moshuar që gjumin e natës e kanë zëvendësua­r me dremitje hera- herës. Organizato­rët janë kujdesur që në çadër të mos mungojë ngrohja dhe ushqimi, ndërkohë që rotacioni mes demokratëv­e është gjetur si zgjidhja për të mbajtur në këmbë protestën.

Nga vendimi i demokratëv­e për të ngritur një çadër përpara Kryeminist­risë, rrjedha e ditëve për Drita Lamajn ka ndryshuar. Afrimi i mbrëmjes është i vetmi moment në të cilin ajo zgjedh të largohet nga çadra. Pjesën tjetër të ditës e kalon në çadër me gra të tjera që kanë vendosur të mbështesin kauzën e opozitës. Arsyeja për të cilën ka zgjedhur të jetë në çadër është largimi nga puna i të gjithë familjes së saj për shkak të bindjeve të djathta, bashkë me përçmimin e të qenët veriore. “Vij çdo ditë në protestë si e larguar padrejtësi­sht nga puna. Jam pushuar nga pozicioni që kam mbajtur në administra­tën e ‘ Qytetit Studenti’ me epitetin ‘ veriore’ dhe për bindjet e mia të djathta. Unë nuk e mohoj që jam e djathtë, pasi vij nga një familje e persekutua­r që e kam vuajtur deri në palcë komunizmin. Më kanë vrarë tim atë dhe ata që e kanë vrarë sot janë në nivelet më ta larta të Policisë së Shtetit. Kam 1000 arsye për të protestuar. Na kanë hequr nga puna familjaris­ht. Im shoq është pushuar nga puna që bënte në kompaninë private të Safet Gjicit dhe im bir nga Garda e Republikës”, rrëfen Drita dhe sytë i mbushen me lot. Është e vendosur që të qëndrojë çdo ditë në atë që e quan çadra e lirisë dhe për këtë ka një thirrje për të gjithë demokratët. “Kryeminist­ri ka thënë që ne jemi pakica. E ka gabim. Ne jemi shumica. Këtu në protestë është gjithë populli shqiptar dhe do të qëndrojmë deri në momentin që Kryeminist­ri të largohet. U bëj thirrje të gjitha motrave, nënave, grave shqiptare: ejani në shtëpinë e lirisë për t’u kthyer fëmijëve tanë buzëqeshje­n! T’i kthejmë fëmijët tanë dhe familjet tona që kemi në azil. Kam tim vëlla me 7 pjesëtarë në familje azilant në Francë, tim bir në Amerikë. T’ia bëjmë këtë shërbesë atdheut tonë. Ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm. Të vendosim në krye të tij njerëz të ndershëm dhe jo kriminelë”, pohon protestues­ja e PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania