Panorama (Albania)

Basha fton deputetët: Parlamenti i ri në tendë

“Rama e Meta le të hanë jo 1 por 10 darka, buka e popullit do t’u ngelet në fyt. S’ka tërheqje e pazar”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Gjatë punimeve të sotme të Parlamenti­t opozita do të mungojë në sallën e seancave plenare. Por, përfaqësue­sit e opozitës do ta zhvillojnë debatin e tyre parlamenta­r në çadrën e vendosur përpara Kryeminist­risë.

Përmes një ftese të hapur, kreu i PD- së, Lulzim Basha, i bëri thirrje çdo deputeti të Kuvendit, përfshirë edhe ata socialistë: “Në këtë tendë do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër( sot) nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekorde kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracis­ë, sepse ky është parlamenti shqiptar. Grupi Par- lamentar i Partisë Demokratik­e do ta bëjë seancën parlamenta­re këtu, me qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë këtu. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin, që nuk i ka borxh këtij populli, i siguroj se qytetarët do t’i respektojn­ë, nëse vendosin të jenë pjesë e këtij parlamenti të vërtetë”. Sipas Bashës, për demokratët vend në çadrën e opozitës nuk ka vetëm për 19 kriminelët që Kryeminist­ri Rama solli në Parlament. “Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë e të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullor janë 19 deputetët me rekordet kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti. Deputetët e tjerë nesër kanë një mundësi për të vendosur duke zgjedhur, a do të jenë këtu në parlamenti­n e vërtetë, në demokracin­ë direkte, në aulën tonë, apo do të jenë në Parlamenti­n kukull, fasadë. Kush është me popullin të vijë te populli. Kush është me krimin, të rrijë atje deri sa populli t’i nxjerrë”, theksoi kreu i PD- së.

TAKIMET Kreu i opozitës, Basha, iu bashkua dje në protestë naftëtarëv­e përgjatë mëngjesit dhe studentëve në mbrëmje. Pasi dëgjoi shqetësime­t e ngritura dhe problemati­kat, Basha u pohoi protestues­ve se nuk do të ketë kthim prapa. Sipas tij, nuk ka dhe nuk do të ketë kompromise dhe pazare për të vetmin kusht të opozitës, që është krijimi i një qeverie teknike. “Do t’i shkojmë deri në fund pa asnjë tërheqje, kompromis, as pazar. Le ta dijë mirë Edi Rama, le ta dëgjojë mirë Ilir Meta, jo një, por 10 darka të hanë bashkë, buka e popullit do t’u ngelet në fyt. Nuk ka pazar me zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo nuk është lëvizje e PD- së, por lëvizje mbarëpopul­lore kombëtare. I them ndonjë analisti që kërcen hu më hu ta ndajë mendjen. Kjo që ka nisur nuk ndalet. Shqipëria nuk do të jetë kurrë më si më parë”, tha kreu i PD- së. Basha është i bindur se të gjitha bindjet dhe hamendësim­et se opozita nuk do të arrijë të realizojë qëllimin për krijimin e qeverisë teknike do të dështojnë me turp. “Çdo përpjekje për të bërë pazar me shpresën e besimin për zgjedhje të lira do të dësh- tojë me turp. Nuk jemi këtu për të bërë pazar me protestën e popullit e të lëmë në baltë qindra qytetarë që na bashkohen dhe po na bashkohen ditë për ditë. Jemi këtu për të shembur në themele këtë sistem të korruptuar. Nuk ka kthim pas nga protesta, nuk ka kthim në Parlament pa plotësuar kushtin qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme”, theksoi kreu i opozitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania