Panorama (Albania)

KËRKIMET NË RUMANI

-

Veç parave të dy bankave që u grabitën në rrugën e Rinasit, Policia gjen dhe një pjesë të parave që u grabitën në pistën e avionëve në aeroportin “Nënë Tereza”.

Paralelish­t me operacioni­n “Patriot”, tashmë ka nisur edhe operacioni “Aeroport”, si për identifiki­min e autorëve, kapjen e të kërkuarit dhe gjetjen e parave. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se në Elbasan, në banesën e të kërkuarit Aleks Pepa, u gjetën të fshehura 50 mijë euro. Paratë ishin mbështjell­ë në qese dhe ishin futur në një frigorifer, që ishte jashtë funksionit. Burimet thanë se banesa rezulton në pronësi të Aleks Pepës, personit të parë të identifiku­ar për grabitjen e 30 qershorit 2016, ndërsa ia kishte lënë për t’u kujdesur një të afërmit të tij. “Në Elbasan, në banesën e shtetasit Aleks Pepa, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua­n një shumë e konsiderue­shme eurosh. Sasia e parave kap shumën 50 mijë euro, të cilat janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 qershorit 2016”, tha dje Policia e Shtetit.

I KËRKUARI Thuajse 2 javë më parë, Policia e Shtetit tha se për grabitjen e ndodhur në pistën e avionëve, në Rinas, më 30 qershor 2016, ishte identifiku­ar dhe shpallur në kërkim një i dyshuar. Ai është Aleks Pepa, 40 vjeç, nga Elbasani, i cili dyshohet se ka qenë shoferi i automjetit “Mercedes Benz”, ngjyrë vishnje, që u përdor për gra- I dyshuari për grabitjen e 30 qershorit 2016, në pistën e Aeroportit të Rinasit, Aleks Pepa, sipas Policisë ka dalë nga Shqipëria pak ditë pas ngjarjes. Dyshohet se të njëjtën rrugë kanë marrë edhe personat e tjerë të përfshirë në grabitje. Për Pepën ka dyshime se fshihet në Rumani, ku edhe janë përqendrua­r kërkimet nëpërmjet oficerëve të Interpol Tiranës. bitjen e rreth 1 milion eurove që do të niseshin drejt Austrisë. Ndaj Pepës Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, masë e cila nuk u arrit të ekzekutohe­t, pasi i dyshuari ndodhet jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye është bërë shpallja e tij në kërkim ndërkombët­ar nga Interpol Tirana. Burimet thanë se Pepa ka qenë i skeduar edhe më parë dhe është identifiku­ar nëpërmjet parukës që u gjet në mjetin e braktisur nga autorët e grabitjes. Dosja është pa autor në lidhje me personat e tjerë të implikuar në grabitjen e ndodhur në aeroport dhe deri dje s’dihej asgjë as për paratë e vjedhura. Dje u arrit të gjendej një pjesë e tyre, që, sipas Policisë, nga numrat e serisë konfirmohe­t që i përkasin bankës së grabitur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania