Panorama (Albania)

Dash Kupa sot në gjyq, e “fundos” dëshmia e Çerpjas

-

TIRANË – “I penduari” në pritje të statusit, Admir Çerpja, ka “fundosur” me dëshminë e tij Dash Kupën, të arrestuari­n e fundit të grupit të grabitjeve me armë në rrugën Tiranë- Rinas. I arrestuari i fundit i grupit, të akuzuar për grabitjen e parave në rrugën Qafë Kashar- Rinas, sipas dëshmisë së dhënë nga ana e Admir Çerpjas, ka qenë organizato­ri i vjedhjeve me armë të shumave të konsiderue­shme. Ditën e djeshme, prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda kanë dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Dash Kupën. Mësohet se nga deklarimet që ka dhënë Admir Çerpja, ky shtetas është përshkruar se kishte rolin e organizato­rit në kryerjen e të paktën dy grabitjeve që kanë ndodhur në datat 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017. Sipas përshkrime­ve të dhëna nga ana e “të penduarit”, Dash Kupa së bashku me kushëririn e tij, Ernest Kupa, kanë qenë në rolin e organizato­rëve të grabitjeve. Nga ana tjetër, Dash Kupa, i cili ra në pranga tri ditë më parë në pikën kufitare të Morinit duke hyrë në Shqipëri, pritet të dalë në gjykatë ditën e sotme për caktimin e masës së sigurisë. Ndaj tij është kërkuar masa e arrestit me burg, ndërsa bëhet me dije se hetimet po vazhdojnë edhe për persona të tjerë. Ditët që vijnë, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të bëjë rimarrjen në pyetje të ish- policit privat Fatjon Xhyliu dhe ish- komandos Neim Avdulaj, pasi deklarimet e tyre para hetuesve kanë kontradikt­ë dhe mospërputh­je. Një tjetër problemati­kë e hetimit është se nga kërkimet nuk është arritur të gjenden më shumë se 400 mijë euro, pavarësish­t se autorët e dyshuar grabitën vetëm pak javë më parë plot 3.2 milionë dollarë. Operacioni policor për gjetjen e parave të fshehura dhe personave të tjerë të dyshuar vazhdon në të gjithë Shqipërinë. Në kërkim është shtetasi Admir Murataj, së bashku me të vëllain.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania