Panorama (Albania)

Drogë mes misrit në Ersekë, 37 vjet burg organizato­rëve

Prokuroria zbardh skemën e grupit, si gjendeshin punëtorët

- KORÇE

Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 37 vjet burg për 5 persona, të akuzuar për organizim dhe bashkëpuni­m në kultivimin e parcelave me lëndë narkotike kanabis sativa në zonën e Ersekës.

Grupi i drejtuar nga Altin Dauti, i cili nuk është arrestuar ende, u zbulua në korrik të vitit 2016, ku u gjetën 11.500 rrënjë kanabis. Prokuroria ka paraqitur pretencën për pesë bashkëpunë­torët e Dautit, duke kërkuar përkatësis­ht dënimin me nga tetë vite burg për Edmond Gjatën, Asllan Zybën dhe Hasan Hykën. Gjithashtu u kërkuan 7 vite për Ardian Dautin dhe 6 vite për Adriatik Begajn. Procesi ndaj këtyre personave është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/ 3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, vijon me procedurë normale procesi gjyqësor ndaj organizato­rit kryesor, Altin Dauti, i cili është në kërkim. Dauti bashkë me pesë bashkëpunë­torët kishin organizuar kultivimin e një sasie rekord rrënjësh të lëndës narkotike, pasi kishte studiuar më parë zonën duke e konsiderua­r si të përshtatsh­me për këtë aktivitet kriminal. Studimi i zonës kishte ardhur gjatë kohës kur ai kujdesej për fermën e ish- drejtorit të Ujësjellës­it të Ersekës, Orest Malushi, pas arrestimit të këtij të fundit për “Kanosje” dhe “Armëmbajtj­e pa leje”. Pas arrestimit të Malushit, Altin Dauti shkonte shpesh në fshatin Gostivisht, për të kontrollua­r stallat me lopë që ishin në pronësi të Malushit. Në maj 2016, Altin Dauti ka konkluduar se ajo zonë ishte e përshtatsh­me për të mbjellë lëndë narkotike. Për këtë arsye, ai ka angazhuar edhe disa lidhje shoqërore të tijat, nga qytete të ndryshme, për të ndërmarrë veprimtari­në kriminale. Bashkëpunë­torët e Altin Dautit kishin për detyrë të administro­nin të gjithë proceset e kultivimit dhe pastrimit të lëndës narkotike, si edhe të siguronin punëtorët që do të kryenin punët në parcela. Në korrik 2016, kur Prokuroria e Korçës mori informacio­n për kultivimin e kanabisit në këtë zonë, bimët kishin arritur në lartësinë rreth 1 metër. Forcat policore të mbërritura nga Tirana me kërkesë të Prokuroris­ë së Korçës, konstatuan se parcelat ishin në zonë të dukshme, por që deri në atë kohë nuk kishte asnjë referim apo kallëzim për situatën. Pas konstatimi­t në vend të parcelave, si edhe hetimeve të realizuara nga Prokuroria e Korçës deri në atë moment, u arrestuan në flagrancë disa prej personave që kultivonin këto rrënjë, të gjithë persona të ardhur nga zona të tjera të Shqipërisë qëllimshëm për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal. Personat e arrestuar në datë 16 korrik 2016 ishin Edmond Gjata, Asllan Zyba, Ardian Dauti, Adriatik Begaj. Ndërsa më vonë u arrestua edhe Hasan Hyka. Këta persona ishin të gjithë organizato­rë dhe bashkëpunë­torë të drejtuesit të grupit, Altin Dauti, i cili vijon të jetë në kërkim. Gjithashtu, gjatë arrestimit të organizato­rëve janë gjetur në parcela edhe rreth 20 persona të tjerë, punëtorë, të cilët nuk kishin dijeni se bima e mbjellë ishte lëndë narkotike. Kjo pasi organizato­rët e kishin organizuar mbjelljen e parcelave në një formë të tillë që një rresht ishte me kanabis, ndërsa një rresht me misër, në mënyrë që ajo të mos dallohej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania