Panorama (Albania)

Rinas, zbulohen zarfe postare me 770 gramë drogë në aeroport

-

TIRANË – Në një kohë që ditët e fundit tonelata me hashash bllokohen gjatë tentativav­e për t’u trafikuar në Itali, me kamionë apo me skafe, trafikantë­t tentojnë edhe mënyra të tjera. Së fundmi është parandalua­r trafikimi i hashashit me postë, kur në një kolipostë, skaneri në Aeroportin e Rinasit ka zbuluar dy zarfe, brenda të cilave ishin paketuar 775 gramë hashash. Kjo është sasia më e vogël e drogës që u tentua të trafikohej nga Shqipëria në Itali. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se, rreth orës 11: 00, në Zyrën e Kolipostës Tiranë, gjatë skanimit të pakove postare, në dy zarfe me destinacio­n Italinë, u gjetën e u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 775 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Menjëherë nisën hetimet për identifiki­min e autorëve të përfshirë në këtë rast trafikimi dhe zarfet u administru­an nga oficerët e Antidrogës. Burimet thanë se në zarfe ishin shënuar dy emra, të dërguesit dhe marrësit, por pas verifikime­ve, të dy emrat rezultuan të pasaktë. Për këtë arsye, është kërkuar verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë në zyrat e Postës në Tiranë, nga ku janë postuar dy zar- fet me drogë, në mënyrë që të identifiko­het fillimisht dërguesi. Burimet thanë se janë identifiku­ar disa persona si të dyshuar dhe në ditët në vijim pritet shoqërimi dhe marrja e tyre në pyetje. Kjo është hera e parë që trafikantë­t rrezikojnë me sasi të vogla hashashi, duke e nisur përmes postës, sasi që zakonisht përdoret vetëm për shitje me pakicë në tregun e brendshëm. Megjithatë nuk është hera e parë që persona të caktuar zgjedhin Postën për të trafikuar drogë, kryesisht nga vendet e Amerikës së Jugut në drejtim të Shqipërisë. Gjatë viteve të kaluara janë zbuluar disa raste të tilla, kur në Postë kanë mbërritur pako kryesisht me drogë të llojit kokainë. Kokaina niset kryesisht nga Panamaja, Argjentina dhe Kolumbia në sasi të ndryshme. Madje, në një rast, një person u ndalua në Tiranë, pasi në emër të tij mbërriti një pako me 1 kg kokainë nga Amerika e Jugut. Ndërsa dërguesi vazhdon edhe sot të jetë i paidentifi­kuar. Në një tjetër rast, Policia e Tiranës arrestoi dy persona që realizuan trafikun e kokainës me postë nga Argjentina, vlera e së cilës arrinte në 20 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania