Panorama (Albania)

E- MAILI I DREJTORIT TE BURGJEVE

-

Të burgosurit në Shqipëri kanë shqetësuar me telefonata zyrtarët e lartë gjatë muajve të fundit.

Dhjetëra persona të privuar nga liria, të cilët vuajnë dënime me burg apo paraburgim, në burgje të ndryshme të vendit, duket se kanë abuzuar me të drejtën e tyre për të kryer telefonata. Përmes telefonave fiks me kartë, të pranishëm në çdo institucio­n, duke shfrytëzua­r neglizhenc­ën e punonjësve të sigurisë, ata i kanë telefonuar thuajse çdo ditë ishministr­it të Drejtësisë, Ylli Manjani, drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, Miklovan Kopani, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në vend, për t’u shfaqur shqetësime apo ankesa. Në “listën” e telefonata­ve të të dënuarve kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të institucio­neve të tjera, në rangje drejtor drejtorie. Shpeshtësi­a e këtyre telefonata­ve duket se është bërë shqetësues­e për ta. Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve konfirmoi dje zyrtarisht se për këtë shkak, më 27 janar 2016, nga ana e drejtorit të Përgjithsh­ëm Kopani është dhënë një urdhër verbal për mbikëqyrje të rreptë të telefonata­ve të personave të privuar nga liria. Sipas burimeve nga burgjet, urdhri kërkon rritjen e përgjegjsh­mërisë së autoritete­ve të burgjeve në zbatimin e rreg- “Me urdhër verbal të Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, z. Miklovan Kopani, çdo bisedë telefonike e bërë nga ana e të dënuarve do të mbikëqyret me rreptësi nga ana e një punonjësi policie, si dhe do t’i kontrolloh­et paraprakis­ht numri të cilin do të marrë i dënuari, pasi të dënuarit po shqetësojn­ë përditë me telefonata si ministrin e Drejtësisë, po kështu edhe Drejtorin e Përgjithsh­ëm. Në rast të moszbatimi­t të këtij urdhri nga ana juaj, do të mbahet përgjegjës­i administra­tive”. ullores së brendshme, për regjistrim­in paraprak të numrit që do të kontaktojn­ë të dënuarit. Shqetësimi për bezdisje nga telefonata­t nga burgu është ngritur nga ana e ish- ministrit Ylli Manjani, më 26 janar 2017, gjatë analizës vjetore të vitit 2016 të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve. Gjatë fjalës së tij, ish- ministri ka thënë se telefonohe­j shpesh nga të dënuar, në orare të ndryshme të ditës. Të nesërmen e kësaj dite, në të gjitha institucio­net e ekzekutimi­t të vendimeve penele është përcjellë urdhri për kontrollin e telefonata­ve të të burgosurve.

URDHRI Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve tha dje se urdhri i shpërndarë nga ana e kreut të këtij dikasteri drejt burgjeve në vend mbi kontrollin e telefonata­ve të të dënuarve është i bazuar në ligj dhe në rregullore­n e brendshme të burgjeve. Përmes një njoftimi zyrtar, DPB sqaroi se ekziston një procedurë standarde e regjistrim­it të numrave që telefonohe­n nga të dënuarit, e cila është neglizhuar nga punonjësit e burgjeve. “Ky urdhër verbal i drejtorit të Përgjithsh­ëm, transmetua­r me fonogram për të gjitha IEVPtë, është tërësisht ligjor dhe konform rregullore­s, për arsye se në shumë raste është shkelur procedura standarde e regjistrim­it të numrave të telefonit, që do të telefonojn­ë personat që vuajnë dënimin. Kjo neglizhenc­ë dhe shkelje procedural­e nga ana e disa prej punonjësve të policisë së burgjeve ka sjellë për pasojë që në shumë raste persona të dënuar kanë telefonuar zyrtarë të lartë publikë, duke u sjellë shqetësime”, thuhej në njoftimin e DPB- së. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, në listën e zyrtarëve të lartë të telefonuar nga kartofonat e instaluar në burgjet e vendit ka pasur telefonata të shumta në drejtim të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, ministrit të Drejtësisë dhe ndaj një numri tjetër zyrtarësh të lartë. “Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, më datë 27 janar 2017, nëpërmjet këtij urdhri të shpërndarë, u ka rikujtuar punonjësve të Policisë së Burgjeve të kryejnë detyrën me seriozitet për të mos pasur në të ardhmen telefonata të tilla karshi zyrtarëve publikë. Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve me përgjegjës­i ju bën me dije se çdo urdhër verbal apo me shkrim është tërësisht sipas akteve që normojnë sigurinë e sistemit dhe ky urdhër nuk shkel në asnjë rast të drejtat e të dënuarve”, vijonte sqarimi i DPB- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania