Panorama (Albania)

Integrimi apo disintegri­mi i Republikës

-

Mogherinit ik njëherë në Tiranë e shih ç’bëhet. Ai shtoi se është pikërisht reforma e Vettingut ajo e domosdoshm­ja, dhe për të mundësuar këtë duhet që opozita të kthehet në Parlament. Nuk janë aspak të panjohura këto fjalë. Por a janë ato fjalë të informuara siç duhet? Por, a janë ato fjalët që duhen? A qëndrojnë ato fjalë mbi fakte, apo janë thjesht një teorizim i demokracis­ë?

Se sa imtësisht luftoi, dhe fitoi PD për miratimin e reformës në drejtësi, këtë e pa e gjithë Republika në verën e vitit që shkoi. BE dhe SHBA mendonin se PD ishte kundër reformës në drejtësi. Komisioni i Venecias jo. Ai i pranoi të gjitha rekomandim­et e PD dhe reforma në drejtësi u miratua ashtu më datë 21 korrik 2016. Rama nxinte atë natë.

Reforma në drejtësi u miratua me konsensus. Përmes bashkëpuni­mit, në dukje të vullnetshë­m, të forcave politike. Nuk kaloi më shumë se një muaj dhe Rama e kafshoi në grykë konsensusi­n dhe bashkëpuni­min për reformën në drejtësi. Opozita kërkoi shqyrtim të imtësishëm të ligjeve që do miratohesh­in, por Rama nxitonte dhe i kishte 88 votat. Me këtë akt gjakftohtë, ai e eliminoi opozitën dhe përballjen me të në procesin e reformës në drejtësi. Atij nuk i duhej më bashkëpuni­mi i opozitës për ta miratuar Vettingun. BE dhe SHBA nuk folën.

Pavarësish­t eliminimit të opozitës nga procesi, dhe mungese së një qëndrimi për këtë ngjarje me ç’duket të parëndësis­hme për BE, sot Komisioner­i Hahn tek shpreh shqetësimi­n e tij thotë se “Bashkëpuni­mi mes qeverisë dhe opozitës është i domosdoshë­m për ambicien e vendit për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”. Po. Por pse nuk ishte po kaq i domosdoshë­m edhe në 31 gusht, kur Rama në mënyrë të njëanshme, pa bashkëpuni­m miratoi Ligjet e Vettingut siç i deshi? Bashkëpuni­m me çfarë kostoje dhe me çfarë morali? Pastaj, pse komisioner­i Hahn mendon se është opozita që e pengon procesin e Vettingut? A është ai i informuar siç duhet?

FAKT. Ligjet e Vettingut parashikoj­në krijimin e një numri të madh organesh që do e kryejnë këtë proces. Që do garantojë se gjyqtarët dhe cilido që do administro­jë drejtësinë në Shqipëri, nuk ka veprimtari kriminale, vila, apartament­e, orë të shtrenjta, pasuri të tjera të çdo lloji të pajustifik­uara. Për zgjedhjen e njerëzve do ngrihen Komisione Parlamenta­re me nga 6 anëtarë si nga maxhoranca, ashtu dhe nga opozita. Është hapur dhe mbyllur procesi i aplikimeve për të plotësuar vendet në secilin nga organet e Vettingut.

FAKT. Opozita gjithnjë ka kundërshtu­ar krijimin e një numri të madh organesh të Vettingut duke argumentua­r se nuk kemi në Republikë kaq shumë njerëz që plotësojnë kriteret formale të kandidimit për ato pozicione.

FAKT. Maxhoranca gjithnjë e ka pretenduar të kundërtën.

FAKT. Organet e Vettingut nevojitet të plotësohen nga 27 kandidatë, të cilët duhet të plotësojnë kriteret formale të rëna dakord, për gjithaq vende vakante.

FAKT. Deri më sot janë kryer gjithsej 29 aplikime nga kandidatë, pra 2 më shumë nga sa janë vendet vakante. Kjo do të vërtetonte argumentin e maxhorancë­s.

FAKT. 6 prej këtyre aplikantëv­e pritet të skualifiko­hen, sepse janë në procedim penal për korrupsion apo shpërdorim detyre. Kjo fakton argumentin e opozitës.

FAKT. Ligji i Dekriminal­izimit është miratuar përpara ligjit për vetingun dhe ende nuk po zbatohet. Deputetë të inkriminua­r vazhdojnë të votojnë ligje në Parlament. Njerëz të inkriminua­r, me shumë emra dhe vepra penale, vazhdojnë gjithashtu të qeverisin qytetet e Republikës.

FAKT. Opozita që prej datës 18 shkurt 2017 është larguar nga Parlamenti, sepse kërkon zgjedhje të lira e të ndershme që mund të realizohen vetëm nga një qeveri teknike. Kjo për arsye se ajo jo vetëm është eliminuar nga miratimi i reformave të rëndësishm­e për integrimin e Republikës në BE, porse është edhe eliminuar de fakto nga procesi zgjedhor, i cili është provuar se blihet, manipulohe­t dhe tjetërsohe­t.

FAKT. Ngritja e komisionev­e parlamenta­re 6+ 6 nuk është në axhendën e punimeve të Parlamenti­t. Prandaj, ndërsa komisioner­i kryen artikulime­t e veta, në fakt, mund të thuhet se opozita nuk po pengon në asnjë formë dhe mënyrë kryerjen e Reformës në Drejtësi. Maxhoranca është investuar në këtë propagandë për të larguar vëmendjen nga kërkesa e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme. Reforma në Drejtësi ka qëllim të prodhojë drejtësinë në këtë vend. Ajo nuk është thjesht një detyrim ndaj Komisionit të BE- së. Drejtësia nuk është thjesht një akt burokratik. Drejtësia është një akt moral. Për të gjithë qytetarët e Republikës ky moral duhet të jetë i njëjtë dhe i pranuar nga të gjithë. Vetëm kështu shoqëria jonë paqtohet dhe pranon rregullin që buron prej këtij morali. Garancia e parë e Reformës në Drejtësi është zbatimi i Ligjit për Dekriminal­izimin. Ky ligj nuk po zbatohet. Mbajtja në detyrë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës nga Rama, jo vetëm ë bën këtë të fundit një shkelës ligji, por edhe tregon se cili është standardi i tij për drejtësinë dhe reformën e kryer deri tani.

Filozofja Hannah Arendt, në librin e saj “Eichman in Jerusalem”, duke analizuar punën e oficerit nazist SS Adolf Eichman observon se si arrihet të banalizohe­t e keqja, duke u bërë pjesë e një sistemi me role të përcaktuar­a, ku të gjithë duhet të kryejnë detyrën që i është ngarkuar brenda këtij sistemi, pa marrë parasysh pasojat morale të veprimit të tyre. Por a ka shkuar banalizimi i së keqes që Rama kryen nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër deri në këtë pikë sa vendi mbillet i tëri me kanabis, vidhet me ligje, që ligjet i miratojnë njerëz të inkriminua­r. Mirë ata që mbjellin kanabis, ata që mbushin xhepat me paratë tona përmes koncesione­ve, ata që miratojnë ligje për t’i mbrojtur këta të tjerët i paskan marrë detyrat e tyre dhe nuk u plas për pasojat morale të veprimeve të tyre, po ne populli i Republikës, çfarë roli na ka caktuar Rama? Atë të spektatori­t, apo dekorit si natyrë e vdekur? Apo emigrantit profesioni­st?

Zgjedhjet në Dibër treguan se përveç eliminimit nga procesi ligjvënës, Rama ka eliminuar opozitën edhe nga procesi zgjedhor. Kjo tregon se sistemi politik që mban Republikën në këmbë ka rënë. Është zhdukur. Pse? Sepse u pa qartë se në Dibër zgjedhjet mbaruan një ditë përpara votimit. Ato u kryen në farmacinë e vëllait. Edhe Stalini thoshte: Njerëzit le të votojnë, pastaj ne i numërojmë. Rama jo, ai e mbaron numërimin një ditë përpara votimit. Me pranimin e kësaj si normalitet, ky vend do të mbetet gjithnjë i acaruar, i përçarë, i shkërmoqur. PD nuk e do këtë, dhe do të bëjë gjithçka në dorën e saj që kjo mos të ndodhë.

Të mos i shohësh këto gjëra, të besh një sy qorr dhe një vesh shurdh dhe të thuash se opozita po pengon Reformën në Drejtësi, është të thuash pak problemati­ke. Nëse drejtësia është uji i kulluar, duke nxituar kështu është i qartë injorimi i faktit se

shenjat e gishtave të dorës që do të sjellë gotën e ujit në tavolinë, janë inventar i policive të shteteve anëtare të BE- së. Ky që më sjell gotën me ujë, të mos e ketë futur gishtin brenda thua? Çdo nxitim për të anashkalua­r eliminimin e opozitës nga

sistemi politik, sikundër ka ndodhur, duke e përligjur këtë me domosdoshm­ërinë e procesit të integrimit çon te një pyetje: Bëhet fjalë për Integrimin apo Disintegri­min e Republikës?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania