Panorama (Albania)

Ja se si po i forcon Trump rregullat antiemigra­cion

Emigrantëv­e të paligjshëm u hiqet e drejta e privatësis­ë

-

Presidenti Trump ka kërkuar që administra­ta e tij të zbatojë ligjet e vendit për emigracion­in me më shumë agresivite­t, duke kërkuar përdorimin e të gjithë fuqisë së qeverisë federale për të gjetur, arrestuar dhe deportuar emigrantët që ndodhen në SHBA në mënyrë të paligjshme, pavarësish­t nëse kanë kryer apo jo krime të rënda.

Dokumentet e publikuara nga Departamen­ti i Sigurisë Kombëtare tregojnë se është kërkuar që të publikohen krimet e bëra nga imigrantët pa dokumente, t’u heqë të drejtën e mbrojtjes së privatësis­ë emigrantëv­e, të listojë çdo polic lokal si forcë të zbatimit të ligjit, të ngrejë objekte të reja paraburgim­i; të dekurajojë azilkërkue­sit dhe të përshpejto­jë dëbimet, sipas “New York Times”. Politikat e reja të zbatimit të ligjit vënë në praktikë ambiciet e Trump- it për dëbimin e emigrantëv­e të paligjshëm, me të njëjtat premtime që ai ka bërë për këtë çështje edhe gjatë fushatës elektorale. Por sipas “NY Times”, studimet tregojnë nivele më të ulëta të krimit tek emigrantët sesa tek amerikanët e lindur. Politikat e reja të emigracion­it të Presidenti­t ka gjasa të mbështeten nga zyrtarë të zbatimit të ligjit në të gjithë vendin, pasi ata kanë kërkuar goditje të ashpër për emigrantët e paligjshëm, por mund të mirëpriten edhe nga disa republikan­ë në Kongres. Politikat e reja duken si një refuzim i përpjekjev­e, nganjëherë më të kufizuara, nga ishpreside­ntët Barak Obama dhe Xhorxh W. Bush, por edhe paraardhës­it e tyre, që kërkonin të balanconin mbrojtjen e kufijve të vendit me limitet fiskale, logjistike dhe humanitare në ushtrimin e ligjeve miratuar nga Kongresi. Impa- kti që do të ketë vendimi i Trump ende nuk dihet. Procesi i dëbimit pritet të zgjasë një muaj. Tani për tani, të ashtuquajt­urit ëndërrimta­rë, të cilët kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara me fëmijë të vegjël, nuk do të jenë në shënjestër, por do të kthehen në të tillë në rast se kryejnë krime, sipas zyrtarëve. Presidenti Trump nuk ka deklaruar se ku do t’i marrë miliarda dollarët e nevojshme për të paguar mijëra agjentët e rinj të kontrollit kufitar, ndërtimin e objekteve të reja të paraburgim­it për emigrantët e paautorizu­ar dhe një mur përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën. “Mesazhi është: Ligji i emigracion­it është kthyer”, tha Mark Krikorian, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studimet e Imigracion­it, e cila mbështet imigracion­in e kufizuar. “Shkelja e ligjit të emigra- cionit nuk është më një shkelje e dorës së dytë”. Por, avokatët për emigrantët thanë se politikat e reja ende mund të kundërshto­hen në gjykatë. Gjykatat në Ilinois, Oregon, Pensilvani dhe disa shtete të tjera e kanë kundërshtu­ar pushtetin e dhënë për autoritete­t lokale dhe shtetërore të zbatimit të ligjit, që të mbajnë emigrantët deri në 48 orë përtej lirimit të tyre të planifikua­r nga paraburgim­i, me kërkesë të autoritete­ve federale nën një program të njohur si “Secure Communitie­s”, që po rigjallëro­het me marrjen e pushtetit nga Trump- i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania