Panorama (Albania)

E rrallë, zbulohen 7 planetë si Toka

-

Një zbulim i jashtëzako­nshëm është bërë në hapësirë. Është gjetur një sistem diellor i ngjashëm me tonin, me shtatë planetë, që mund të kenë jetë, të cilët kanë përmasa pothuajse sa të Tokës. Ata orbitojnë në të njëjtin yll të vogël të zbehtë dhe të gjithë ata mund të jenë të përshtatsh­ëm për të mbështetur jetën. “Ky sistem duket sikur është basti më i mirë që mund të kemi për gjetjen e jetës”, tha bashkautor­i i studimit, Brice- Olivier Demory, profesor në Qendrën për Hapësirën dhe Habitatin në Universite­tin Bern në Zvicër. Planetët vijnë rrotull yllit të emëruar TRAPPIST- 1. “Brenda pak vitesh mund të kemi shumë më tepër informacio­n për këta planetë me shpresën se do të ketë jetë atje, këtë mund ta dimë brenda një dekade”, tha bashkautor­i tjetër i studimit, Amaury Triaud, i Institutit të Astronomis­ë në Universite­tin e Cambridge në Angli. TRAPPIST-1 është një yll xhuxh, ultra i ftohtë, që është vetëm pak më i madh se planeti Jupiter dhe me shkëlqim rreth 2000 herë më të vogël se Dielli ynë. Ekipi i kërkimit, me në krye Michawl Gillon i Universite­tit Liege në Belgjikë, në fillim e ka zbuluar yllin duke përdorur teleskopin e vogël TRAPPIST, një instrument në Observator­in La Silla në Kili. U vu re se rreth këtij dielli orbitojnë shtatë planetë dhe janë të gjithë pothuajse në përmasat e Tokës, sipas studimit të publikuar dje në gazetën shkencore “Nature”. Më i vogli është rreth 75 për qind e masës së Tokës, ndërsa më i madhi është 10 për qind më i madh se planeti ynë. Të shtatë ata janë më afër në distancë me yllin e tyre, sesa është planeti i Mërkurit me Diellin. Të dhënat tregojnë se gjashtë planetët e brendshëm janë shkëmborë, si Toka, por për njërin prej tyre nuk ka të dhëna për përbërjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania