Panorama (Albania)

Prezantohe­t fanella e re e Kombëtarev­e, mungojnë trajnerët

Inaugurimi i tyre, në përballjen kundër Italisë për eliminator­et e “Rusi 2018”

-

Pjesëmarrj­a e Shqipërisë në Europian i afroi federatës një sponsor teknik, me të cilin u dizenjua edhe një fanellë e personaliz­uar për në "Euro 2016".

Mirëpo, dizajni i emërtuar "Triumf" është vendosur prej kohësh që do të jetë në qarkullim vetëm për një periudhë të përcaktuar. Nga dje, sponsori i Kombëtares dhe FSHF kanë prezantuar uniformat e reja të kuqezinjve. Dizajni i fanellës së re ka ruajtur elemente të simboleve kombëtare. Pjesa e përparme e bluzave ka një kompozim me motive kombëtare, ku rombet e formuara u ngjasojnë puplave të shqiponjës. Në ndryshim nga fanella e emërtuar "Triumf", ajo që u përdor në Europian, vizatimi i shqiponjës përpara është ndryshuar, ndërkohë që ngjyrat janë po ato, me një tonalitet disi më të theksuar. Të ftuar në aktivitet, përveç anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF- së dhe figurave të shquara të sportit, ishin edhe dy presidentë­t e skuadrave të Kategorisë Superiore, Tiranës dhe Kukësit, skuadra të cilat gjithashtu kanë kontratë bashkëpuni­mi me firmën e veshjeve "Makron".

- Ndonëse bëhej fjalë për një fanellë që do të jetë për skuadrat kombëtare, në prezantimi­n e uniformave të reja mungonin trajnerët e skuadrave kombëtare nisur nga ekipi A e duke vijuar edhe me ata të skuadrave zinxhirë. Gjithashtu, federata kishte preferuar ta prezantont­e fanellën e re me modelë ( meshkuj dhe femra). Përfaqësue­s i vetëm i ekipit kombëtar ishte portieri Alban Hoxha. Përgjithës­isht, federatat e ndryshme nëpër botë apo edhe vetë kompanitë që i sponsorizo­jnë përzgjedhi­n yjet e ekipeve për të bërë prezantimi­n e një produkti të ri, qoftë edhe për vetë simpatinë që gjithsecil­i prej tyre ka në publik, ndërkohë që FSHF duket se nuk ka përzgjedhu­r datën e duhur në të cilën do të ishte e mundur që kjo fanellë të prezantohe­j nga lojtarët e Kombëtares. Këta të fundit do të kenë mundësinë që ta veshin për herë të parë këtë uniformë në ndeshjen kundër Italisë, më 24 mars.

Çudia

 ??  ?? Dje gjatë prezantimi­t të fanelave të reja
Dje gjatë prezantimi­t të fanelave të reja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania