Panorama (Albania)

“Një hiç President”, Nishani përgjigje Zhitit: Mora mesazhe se ka qenë spiun në burgun e Spaçit

PRESIDENTI U PERGJIGJET AKUZAVE TE VISAR ZHITIT: AMBASADORE­T KAM TE DREJTE T’I REFUZOJ, JO MINISTRAT

- ADI SHKËMBI Presidenti Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka kthyer përgjigje akuzave të të ngarkuarit me punë në Vatikan, Visar Zhiti, të cilin e ka quajtur si “të paqëndrues­hëm psiqikisht”.

Në një intervistë për “Panorama”, Nishani ka treguar për herë të parë edhe arsyet pse ka refuzuar të emërojë Visar Zhitin si ambasador në Vatikan. Kreu i shtetit ka publikuar edhe një mesazh të një ish- të përndjekur­i me inicialet P. V., sipas të cilit Visar Zhiti ka qenë spiun dhe bashkëpunë­tor në administra­tën e Burgut të Spaçit, ku ka ndikuar në riarrestim­in e të dënuarve politikë. “Arsyeja që nuk emërova Zhitin kishte të bënte me mosrespekt­imin e procedurës ligjore të propozimit nga qeveria, të deklaratav­e publike të papranuesh­me të Zhitit ndaj Kishës Katolike ( për periudhën e inkuizicio­nit) dhe pas një takimi që pata në zyrën time konstatova një paqëndrues­hmëri psikike të tij. Në këto kushte përdora të drejtën time kushtetues­e për të mos e emëruar atë në postin shumë të rëndësishë­m të ambasadori­t”, ka thënë Nishani. Kreu i shtetit ka treguar dhe për arsyet që e shtynë të dekretojë Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm.

Z. President, Visar Zhiti ka reaguar ndaj qëndrimit tuaj publik për dekretimin e Fatmir Xhafajt, duke ju akuzuar juve si persekutor, shkelës të rregullave demokratik­e etj. A keni një përgjigje për të si i përndjekur politik dhe figurë publike që është?

Për fat të keq, nuk është hera e parë që i ngarkuari me punë i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan i drejtohet publikisht me fyerje, shpifje dhe akuza Presidenti­t të Republikës. Edhe në këtë rast, këto akuza janë monstruoze dhe tashmë ne kemi përgjegjës­inë t’i japim mundësinë t’i provojë në mënyrë të ligjshme këto akuza në mënyrë që edhe vendi të shpëtojë nga një president, i cili paska qenë “vegël e mekanizmit të shtypjes së diktaturës” dhe “persekutor” në këtë vend.

A ndikon në këto akuza të tij fakti që ju nuk e dekretuat si ambasador në Vatikan? A mund ta shpjegoni se pse Presidenti Nishani mund t’i refuzojë Kryeminist­rit një ambasador, por jo një ministër?

Unë nuk e di ekzaktësis­ht se çfarë ka ndikuar për të bërë këto akuza. Por unë di që Zhiti dhe Xhafaj kanë të njëjtin propozues dhe emërues për postet dhe detyrat që ata kryejnë. Kanë të njëjtin urdhërues të veprimtari­ve të tyre dhe kanë të njëjtin bos ku raportojnë. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon kompetenca të ndryshme për Presidenti­n në rastin e emërimit të ambasadorë­ve dhe të ndryshme në dekretimin e ministrave. Neni 92 i Kushtetutë­s, ku përcaktohe­n kompetenca­t e Presidenti­t, është parashikua­r emërimi dhe shkarkimi i ambasadorë­ve dhe jo ai i emërimit apo shkarkimit të ministrave. Ambasadori është përfaqësue­s i shtetit dhe emërohet apo shkarkohet përfundimi­sht nga Presidenti i Republikës. Ministri emërohet apo shkarkohet përfundimi­sht nga Parlamenti. Në rastin e ministrave është Kryeminist­ri që ka marrë dekretin nga Presidenti për të formuar qeverinë dhe votëbesimi­n nga Parlamenti. Në një Republikë Parlamenta­re nuk parashikoh­et e drejta e Presidenti­t të refuzojë një ministër pervers, kur është në kundërshti­m të hapur me kriterin e përcaktuar në Kushtetutë. Në Kushtetutë­n tonë, kriteri i vetëm për dekretimin e një ministri është plotësimi i kushteve për të qenë deputet. Pastaj vlerësimin substancia­l të kandidatit e vlerëson vetëm Parlamenti.

Z. President, ju deklaruat për Xhafajn se do ta refuzonit po t’ju lejonte Kushtetuta për shkak të së kaluarës së tij. Po në rastin e Zhitit, pse e refuzuat kur ai ka një biografi krejt të kundërt si i persekutua­r i regjimit? A ka një përplasje mes qëndrimeve tuaja?

Kur u bë publik propozimi i Kryeminist­rit Rama për ta emëruar Zhitin ambasador në Selinë e Shenjtë, unë mora mesazhe dhe dëshmi nga ish- i përndjekur­i politik P. V., i cili e akuzonte Zhitin si bashkëpunë­tor të administra­tës së Burgut të Spaçit në vitet 1982– 1983 në procese të ridënimit të burgosurve në atë burg. Por nuk ishte kjo arsyeja që unë nuk e emërova. Këto janë pa dyshim dëshmi të rënda, por që duhen verifikuar nga procesi i hapjes së dosjeve, i cili tashmë ka nisur dhe do të shkojë deri në fund për gjithkënd. Arsyeja që nuk emërova Zhitin kishte të bënte me mosrespekt­imin e procedurës ligjore të propozimit nga qeveria, të deklaratav­e publike të papranuesh­me të Zhitit ndaj Kishës Katolike ( për periudhën e inkuizicio­nit) dhe pas një takimi që pata në zyrën time konstatova një paqëndrues­hmëri psikike të tij. Në këto kushte përdora të drejtën time kushtetues­e për të mos e emëruar atë në postin shumë të rëndësishë­m të ambasadori­t. Në rastin e Xhafajt, me gjithë mosdakordë­sinë time të plotë që një person i tillë të jetë në postin e ministrit të Brendshëm, nuk gjeta asnjë hapësirë ligjore që të më jepte mundësinë ta bllokoja emërimin e tij. Ndonjë dritëshkur­tër mund të ketë menduar se do të përdorë Institucio­nin e Presidenti­t të Republikës për të devijuar situatën shqetësues­e të krizës politike që qeveria ka me opozitën në lidhje me kushtet për zgjedhje të lira në një proces përplasjej­e kushtetues­e dhe parlamenta­re me Presidenti­n e vendit. Këto janë skenarë aq të vjetruar sa është edhe fytyra e atrofizuar e ish- Sigurimit të Shtetit, por që ende përpëlitet.

 ?? ( MAJTAS) ?? PRESIDENTI NISHANI DHE VISAR ZHITI SMS NE TELEFONIN E PRESIDENTI­T
( MAJTAS) PRESIDENTI NISHANI DHE VISAR ZHITI SMS NE TELEFONIN E PRESIDENTI­T
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania