Panorama (Albania)

Pronat, nis aplikimi për fondin 1.5 milionë USD

Agjencia e Kthimit të Pronave hap aplikimin për ndarjen e 1.5 milionë USD. Lista e 340 familjeve që përfitojnë e dokumentet që duhen

-

Janë rreth 340 pronarë të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues, të cilët kanë mundësi të marrin kompensimi­n për tokën që u është zënë nga ndërtimet pa leje.

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton hapjen e aplikimeve për fondin 1.5 milionë dollarë të vënë në dispozicio­n nga ALUIZNI. Gazeta boton sot listën e plotë të përfituesv­e në 5 qytete, përkatësis­ht në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Kavajë. Në njoftimin e ATP- së theksohet se procesi i pranimit të kërkesave të përfituesv­e ka nisur prej fillimit të kësaj jave dhe nuk do të jetë i kufizuar në afat.

DOKUMENTET Për kryerjen e pagesës në masën respektive për secilin prej pronarëve të shpronësua­r për efekt të procesit legalizues është e nevojshme që më parë të bëhet plotësimi i dosjes. Qytetarët duhet të paraqesin në agjenci numër llogarie, kopje të kartës së identiteti­t, prokurë të posaçme, mandatin e pagesës prej 2 mijë lekësh, certifikat­ë familjare dhe dëshminë e trashëgimi­së. Vlen të theksohet se ata të cilët kanë aplikuar më parë dhe nuk kanë përfituar për shkak të mungesës së një apo më shumë dokumenti kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto familje nuk do të kenë detyrimin për të paguar tarifën e shërbimit prej 2 mijë lekësh, nëse vërtetojnë që e kanë kryer më parë.

FONDI Ligji i ndryshuar i legalizime­ve parashikon që 70% e fondit të arkëtuar të shkojë për kompensimi­n e pronarëve të shpronësua­r. Kështu, paralelish­t me procedurat e kalimit të pronësisë, pra pajisjes me tapi të qytetarëve që kanë ndërtuar pa leje, bëhet edhe kompensimi i familjeve pronare. Me ndryshimet e bëra së fundmi pronarët nuk do të përfitojnë më 4 këste kompensimi, siç ka ndodhur deri më tani, por 5, në masë totale 70 për qind të vlerës së pronës. Në këtë mënyrë, detyrimi që i mbetet agjencisë përkundrej­t tyre reduktohet në masën 30 për qind.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania