Panorama (Albania)

Rama: Për Xhafajn mora OK nga SHBA, s’ka qeveri teknike

“Qeveri teknike për Vetingun? S’ka asnjë lëshim. Çfarë t’u them 1 milion njerëzve që më kanë dhënë këtë detyrë me votë”

-

Nuk ka krizë politike, nuk kam një ofertë për të dalë PD- ja nga kriza e vet, kjo është krizë e PD- së, nuk është krizë e institucio­neve, e njerëzve, por e lidershipi­t të PD-së. Ajo që kam thënë vazhdimish­t dhe kam bërë e ftesa për dialog, edhe për reformën territoria­le kam bërë ftesa kur ishin atë në qeveri, por më thoshin jo. Ne gjithmonë kemi qenë të hapur dhe kemi thënë çdo gjë që kërkoni ju, por duhet të ketë konfirmimi­n e BE- së dhe SHBA- ve. Ka pasur një çadër në bulevard, ku kemi qenë ne në grevë urie

Kryeminist­ri Rama tha dje se ende nuk ka një përgjigje për koalicion me LSI- në, ndërsa çështjen se kush do të jetë kryeminist­ër i ardhshëm sipas tij e zgjidh vota e qytetarëve. I ftuar në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin, në “News 24”, kreu i qeverisë e cilësoi krizë të PD- së protestën në çadrën e opozitës dhe u shpreh i hapur për të diskutuar dhe për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet sipas OSBE-ODIHR- it. Akuzat e përfaqësue­sve të LSI- së, sipas tij, janë një garë për të marrë më shumë vota tani në prag të zgjedhjeve.

Opozita është në çadër përpara Kryeminist­risë, zgjedhjet po afrojnë dhe koalicione­t janë ende të paqarta. Aleati juaj gjatë inaugurimi­t të një shkolle tha sot se pluralizmi ka ardhur që në ’ 90, ju jeni një ndër të njoftuarit?

Unë e nënshkruaj këtë deklaratë njësoj sikur ta kem thënë vetë, nuk shoh asgjë për njoftim këtu.

A është kategorik qëndrimi juaj për të hyrë në zgjedhje, qoftë edhe pa PD- në?

Dita e zgjedhjeve është dita kur vendos populli dhe partitë nuk kanë asnjë të drejtë të diskutojnë këtë, ashtu siç kanë të drejtë të hyjnë ose jo në zgjedhje. Kjo është data e dekretuar nga Presidenti i Republikës.

A ndieni ndonjë përgjegjës­i për qëndrimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje? Do të ishit kryeminist­ri i parë që e çon vendin në zgjedhje pa opozitën....

Nuk e çoj unë vendin në zgjedhje. Vendosin vetë partitë politike të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Nuk ka lidhje me mua apo qeverinë.

Çfarë do të bëni, nëse Meta nuk pranon të hyjë në zgjedhje pa opozitën? Unë nuk flas me nëse, unë flas për fakte. Meta e ka lënë të kuptohet se zgjedhjet pa opozitën janë katastrofi­ke...

Varet si e dëgjon Metën, unë e kuptoj shumë mirë. Secili shkon në zgjedhje me programin, me skuadrën, me liderin e vet. Është e drejtë e çdo subjekti politik të shkojë apo jo në zgjedhje.

Po pa Ilir Metën, jeni gati të shkoni në zgjedhje?

Ne në zgjedhje nuk shkojmë çifte- çifte, me këtë apo pa atë, secili shkon në zgjedhje me programin, me skuadrën dhe me liderin e vet, dhe është e drejtë e çdo subjekti të shkojë apo të mos shkojë.

A keni marrë një përgjigje përfundimt­are nga Meta për koalicioni­n parazgjedh­or?

Nuk kam marrë një përgjigje, sepse nuk kam bërë një pyetje. Nuk e shoh të nevojshme të bëhet ky diskutim.

A e keni diskutuar këtë çështje sepse më 1 prill skadon marrëveshj­a juaj?

Kur njerëzit janë bashkë, nuk diskutojnë në rast se duan të ndahen.

Nuk keni pasur një bashkëjete­së paqësore, ndoshta ndaj diskutohet kjo çështje?

Nuk e di çfarë quani bashkëjete­së paqësore, por koalicioni ynë ka qenë larg të qenit luftarak. Është një bashkëjete­së normale mes forcash që janë të ndryshme, kanë qasje të ndryshme në momente të caktuara, por që kanë një qëllim të caktuar. Unë di që nuk kam marrë kartonë të kuq për reformat që kam drejtuar.

Po të kujtojmë dhjetorin 2016- s, ju i quajtët taktika.

Mendoj se të thuash taktika, nuk thua diçka fajësuese. LSI është më taktike sesa PS. PS është strategjik­e. Nuk pret asgjë nga LSI? Nuk pres asgjë. S’kam shtuar asnjë pyetje. Keni thënë se fitoni dhe pa LSI... Nuk e kam thënë. Replikat mes LSI dhe PS janë të shpeshta. Si Nikolla dhe Kryemadhi. A po ndodh gjë?

Këto janë shprehje të një momenti që lidhet me zgjedhjet që afrojnë, kur është e natyrshme që LSI të mundohet të krijojë një profil më atraktiv, duke bërë opozitën e qeverisë.

Kryemadhi foli për problemin në arsim, që ju e quani reformë të suksesshme?

Për mua, nuk ka rëndësi se çfarë tha Mon- ika, për mua reforma në arsim ka pasur mbështetje nga të dyja partitë. Patjetër që ka mendime të ndryshme, diskutime, por reforma ka kaluar dhe nuk kthehet mbrapsht.

Ministrja Gjosha thotë që Ilir Meta duhet të jetë kryeminist­ër.

Është anormale të mos e thoshte këtë gjë, është e kabinetit tonë, por është pjesë e partisë së Metës, prandaj është normale që ta dojë këtë. Do të ishte anormale që ajo në një takim me strukturat e partisë të më kërkonte mua kryeminist­ër. Nuk e ka thënë këtë në një konferencë për shtyp nga Ministria e Integrimit, por në një takim partiak.

Po e diskutoni një temë të tillë me Metën, jua ka kërkuar ai të jetë kryeminist­ër?

Këto janë muhabete pa lidhje, sepse nuk varen as nga unë dhe as nga Ilir Meta. Kryeminist­ri buron nga vullneti i popullit. Ata zgjedhin partinë fituese, kryeminist­rin dhe koalicioni­n fitues. Partia fituese është partia e parë në zgjedhje.

Do ta pranonit si kusht të LSI për të vazhduar koalicioni­n, nëse duan që Meta të jetë Kryeminist­ër?

Kjo është me, nëse kushtin e vendos populli, nëse LSI del parti e parë, është normale të bëhet ai Kryeminist­ër. Por po ju kujtoj se Ilir Meta ka qenë Kryeminist­ër. Ilir Meta President? Nuk ka negociatat për emrin e tij si President dhe nuk ka nevojë të ketë. Ne jemi koalicion dhe do të bisedojmë kur të vijë koha.

PDIU do të jetë në koalicioni­n parazgjedh­or?

Ne jemi në një koalicion dhe vlen e njëjta përgjigje.

Presidenti dekretoi 4 ministrat, por tha se i takon Parlamenti­t të gjykojë, sidomos për kandidatur­ën e Xhafajt. A e keni diskutuar me Metën dhe a do ta votojë ai?

Ai është bashkëkrye­tar i koalicioni dhe ka një ndarje të qartë të detyrave. Meta asnjëherë nuk ka kërkuar të imponojë apo pengojë asgjë. Përkundraz­i, të gjithë ministrat në kabinetin qeveritar janë të barabartë dhe kanë një kryeminist­ër, jo dy. Nuk dua të humbas kohë me Presidenti­n, pasi shumë më e rëndësishm­e se një konferencë të diel pasdite për të dalë për të mos thënë asgjë është çfarë po ndodh sot. Vendi sot ndodhet përballë një qasje shumë kuptimplot­ë mes aspiratës për të bërë shtet, për të kaluar gjykatësit e prokurorët në filtrin e vetingut dhe ringjallje­s së një instinkti për të penguar popullin të bëjë shtet.

Nëse LSI nuk e voton kandidatur­ën e Xhafajt, mund të thuhet se koalicioni ka rënë?

Ju thoni se nëse autobusi i Tiranës së Re që është bllokuar nga çadra i bie nga hëna, a është ky çrregullim i qarkullimi­t ndërkombët­ar?

A mund të pohoni ju vetë se kandidatur­a e Xhafajt, nuk ka qenë një torturues gjatë komunizmit?

100%. Duhet të kesh fakte për të kundërtën, është njësoj si të më pyesësh mua keni fakte që nuk jeni i droguar.

Ka pasur ndikim nga Ambasada e SHBAve nga ndërkombët­arët për kandidatur­ën e zotit Xhafaj?

Jo, nuk ka pasur fare, por në praktikën time dhe besoj në praktikën e mirë të qeverive të mëparshme që për ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Mbrojtjes të konsultohe­m me partnerët tanë strategjik­ë, i kam

Rama për koalicioni­n: Jemi bashkë, nuk diskutojmë ndarjen “S’i kam bërë pyetje Metës që të pres përgjigje, LSI atraktive para zgjedhjeve

kërkuar opinionin i cili ka qenë shumë pozitiv.

Largimi i Tahirit, jeni konsultuar me Ambasadën Amerikane?

Nuk ke pse konsultohe­sh me askënd kur je Kryeminist­ër.

Nishani tha se është e papranuesh­me kandidatur­a e Xhafajt.

Nuk kam asnjë koment. Do të isha i gatshëm po të flitej për vetingun e Reformën në Drejtësi. Për komente nuk diskutoj.

Do të bisedoni me PD dhe të pranoni qeverinë teknike, nëse PD firmos vetingun?

Vetingu nuk është nder që më bëhet mua, por detyrim për të gjithë popullin. Të mbyllet pazari i gjësë së gjallë, që është sistemi i drejtësisë. Nuk janë kushte ato vendosin ata, i burojnë nga frika e dëshpërimi­t dhe mungesa e dashurisë për popullin. Kur flitej 3 ligjet, një prej tyre ishte rregullorj­a e Parlamenti­t, ne kërkonim që pas kryeminist­rit, kryetari i opozitës të kishte të drejtën e replikës me një minutazh të caktuar. Ne erdhëm në shumicë dhe gjëja e parë që bëmë ia dhamë këtë të drejtë. A do bëhet vetingu? Pa dyshim që po! A keni një ofertë për të votuar vetingun për PD, sepse protesta vazhdon dhe jemi në një krizë?

Nuk ka krizë politike, nuk kam një ofertë për të dalë PD- ja nga kriza e vet, kjo është krizë e PD- së, nuk është krizë e institucio­neve, e njerëzve, por e lidershipi­t të PD- së. Ajo që kam thënë vazhdimish­t dhe kam bërë e ftesa për dialog, edhe për reformën territoria­le kam bërë ftesa kur ishin atë në qeveri, por më thoshin jo. Ne gjithmonë kemi qenë të hapur dhe kemi thënë çdo gjë që kërkoni ju, por duhet të ketë konfirmimi­n e BE- së dhe SHBA- ve. Ka pasur një çadër në bulevard, ku kemi qenë ne në grevë urie. Ne kërkonim të drejtën për një hetim parlamenta­r për zgjedhjet e kaluara për të nxjerrë konkluzion­e se në çfarë procesi ishte zhvilluar votimi. Por s’thamë kurrë që do të vdesim këtu në çadër, ose ikni ju se kështu duam ne, se po s’ikët ju ne do ta hedhim në erë këtë vend. Nëse çadra e parë ishte dramë e vërtetë për një të drejtë kushtetues­e për një hetim, kjo është një komedi e vërtetë kjo e këtyre. Këtu nuk ka krizë, kjo është krizë e PD- së, nuk është krizë e Shqipërisë, e ekonomisë, e njerëzve, kjo është krizë e lidershipi­t të PDsë bashkuar me përfaqësue­sit e degradimit të medias sot, bashkuar me disa të huaj, që s’para ia duan të mirën Shqipërisë. Është krizë e shpikur, artificial­e. A do bëhet vetingu para zgjedhjeve? Nuk e shpëton dot çadra as PD-në, as gjykatësit që japin sponsorizi­me për të mbajtur gjallë tallavanë e çadrës, as ata që bashkohen me çadrën dhe bëjnë sikur kanë hallin e Shqipërisë. Askush nuk shpëton nga vetingu. I ka ardhur koha. Kur i vjen koha, nuk i ndal dot. Nuk ka lëshim për qeveri teknike? S’ka asnjë lëshim. Por çfarë t’u them 1 milion njerëzve që më kanë dhënë këtë detyrë. T’u them se ne bashkë duhet t’u japim rrugë budallait dhe në emër të kësaj të hedhim bazën kushtetues­e dhe t’i hapim rrugë një politike që do të zhvillohet jo më në Parlament. Por opozita në çadër dhe qeveria në Parlament. Vjen tjetër, merr çadrën dhe thotë “Uli ti, të hipi unë”.

Ju keni zgjedhje të tjera. Si do t’ia bëni me vetingun? Vetingu do të bëhet. Si? Eni, do të bëhet vetingu. Presim procesin me Avokatin e Popullit me një grup ekspertësh dhe në bazë të operacioni­t, pasi të mbaroj ky proces do bëhet vetingu. Si do të bëhet? Do të blini votat? Çdo ditë në kohën e vet. Çdo ditë t’i lëmë kohën e vet. Sot nuk kemi ndonjë ngut. Çdo ditë për PD është shumë e gjatë. Pse nuk hoqët dhe ministra të tjerët? Po se harrova të vija nëpër televizion­e e t’ju pyesja juve, kë të heq e kë të mbaj. Unë po them vetëm kaq, që me këto lëvizje ndihet që është rritur ndërveprim­i i komunikimi­t. Do të ketë shkarkime të tjera ministrash? Nëse përgjigjja nga terreni nuk do të jetë e dëshiruara, atëherë mund të ketë shkarkime.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe Fatmir Xhafaj
Kryeminist­ri Rama dhe Fatmir Xhafaj
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe Fatmir Xhafaj
Kryeminist­ri Rama dhe Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania