Panorama (Albania)

Ndalimi i ‘ filmave të Enverit’, Tufa: Propozim në Parlament

"Nuk marrim vendime, por adresojmë shqetësime, rreth 35% e popullsisë ka vuajtur nën diktaturë"

- ALMA MILE

Do të jetë Parlamenti shqiptar ai që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me një pjesë të filmave artistikë e dokumentar­ë, të krijuar gjatë viteve të komunizmit.

Pas debateve, ndonjëherë edhe me tone të ashpra, mes propozuesv­e të idesë për seleksioni­min e filmave të realizuar para viteve ' 90, dhe kineastëve, do të ndërmerren hapa institucio­nalë mbi këtë propozim. Ndër të parët që ka ngritur shqetësimi­n mbi problemati­kën që paraqesin filmat e asaj periudhe, mbi efektin që ata shkaktojnë tek ajo pjesë e popullsisë që ka vuajtur nën diktaturë, por edhe te brezi i ri, ka qenë shkrimtari Agron Tufa, njëkohësis­ht drejtori i Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit. Pavarësish­t reagimeve të shumta, që kanë shkuar deri në kërcënime mbi të dhe familjen e tij, Tufa ka vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj ndërmarrje­je. "Kjo çështje zgjidhet ose përmes ligjit, ose në mirëkuptim me ato kanale televizive që shfaqin filma të para viteve ' 90. Duke u mbështetur në Kushtetutë­n e vendit, për respektimi­n e lirive të individit, por edhe për moscenimin e sensibilit­etit të komunitete­ve të caktuara, qofshin këto fetare, etnike etj., të mund të bëhet një seleksioni­m i këtyre prodhimeve", thotë Tufa. Por duke marrë parasysh që një nga problemet më të mëdha mbi krijimtari­në artistike, është pikërisht respektimi i të drejtave të autorit, rrezikon që kjo ndërmarrje të dështojë, nëse fati i saj do të varet nga vetë televizion­et private. Kështu që rruga më e sigurt është rregullimi përmes ligjit, çka e bën vetëm Parlamenti shqiptar. "Ne nuk jemi një instancë vendimmarr­ëse, ne ngremë shqetësime dhe bëjmë propozime. Nëse ne ( ISKK) dhe AMA ( Autoriteti i Mediave Audioviziv­e) do të depozitojm­ë këto shqetësime tona, të mbështetur­a në fakte të mirëargume­ntuara, pranë Parlamenti­t, atëherë i mbetet këtij të fundit të vendosë. Ne vetëm adresojmë shqetësime dhe pikërisht pas një jave, do të depozitojm­ë pranë Parlamenti­t këtë shqetësim tonin, për shqyrtim", shprehet Tufa, duke shtuar se për këtë rast duhen shfrytëzua­r eks- periencat e ish- vendeve komuniste të Lindjes.

ARSYEJA

Edhe pse në ngjizje të këtij debati u kuptua se bëhej fjalë për ndalimin apo censurimin e të gjithë filmave të realizuar përpara viteve ' 90, Tufa ka shpjeguar se nuk bëhet fjalë për diçka të tillë, po për një seleksioni­m dhe shoqërim të veprave me një shpjegim të kontekstit në të cilin ata u realizuan. Sipas Tufës, më problemati­kë paraqiten filmat dokumentar­ë, të cilët transmetoh­en pa asnjë lloj filtri. Por sipas tij, probleme paraqesin edhe filmat artistikë. "Një pjesë jo e pakët e filmave të Kinostudio­s ' Shqipëria e Re' janë në kundravajt­je ligjore për garantimin e lirive themelore të njeriut, të sanksionua­ra në Kushtetutë, në nenin nr. 3 të së cilës, ndër të tjera, thuhet: '… dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, bashkëjete­sa fetare dhe mirëkuptim­i i shqiptarëv­e me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t'i respektojë dhe mbrojë ato'. Filmat propagandi­stikë të kohës së komunizmit fyejnë sensibilit­ete të gjera shoqërore, denigrojnë klasa të tëra, si të ashtuquajt­urit pronarë, çifligarë, tregtarë, intelektua­lë, klerikë, diversantë, sabotatorë, nën deklasimin ' armiq të popullit'. Është 35% e popullsisë së Shqipërisë që ka pësuar nën diktaturë dhe që sheh përsëri këtë propagandë të urryer, njëlloj si dje, edhe sot përmes filmave të tillë. Kjo është fyerje, një rideklasim, një ripushkati­m, një ridënim kur mijëra familje nuk kanë gjetur ende eshtrat e të pushkatuar­ve nga diktatura", është shprehur Tufa në lidhje me arsyet pse kërkon seleksioni­min e filmave të Kinostudio­s "Shqipëria e Re". Sipas tij, shqetësues është roli edukues që këta filma kanë te brezi i ri, të cilët nuk e kanë jetuar periudhën komuniste. Ata, sipas tij, mund të marrin një informacio­n të deformuar për atë periudhë dhe ushqejnë ndjenjën e urrejtjes. Shqetësimi­t të kreut të ISKKsë, i është bashkuar edhe një prej anëtarëve të AMA- s, Erald Kapri. Pikërisht pranë Autoriteti­t të Mediave Audioviziv­e, në datën 10 janar të këtij viti, drejtori i Institutit të Integrimit të të Përndjekur­ve Politikë, Bilal Kola, ka nisur zyrtarisht një kërkesë për ndalimin e filmave, që, sipas tij, shkelin Kushtetutë­n e Shqipërisë.

 ??  ?? Agron Tufa
Agron Tufa
 ??  ?? Nga filmi “Komisari i dritës”, i konsiderua­r si një nga filmat më “problemati­kë” për trajtimin e klerit katolik
Nga filmi “Komisari i dritës”, i konsiderua­r si një nga filmat më “problemati­kë” për trajtimin e klerit katolik
 ??  ??
 ?? Agron Tufa ??
Agron Tufa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania