Panorama (Albania)

KQZ nis zgjedhjet pa opozitën, Meta: Pluralizmi ka ardhur në ‘ 90

Kreu i Kuvendit: Qëndrimet kategorike mund të na sillnin pasoja katastrofi­ke

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është kundër qëndrimeve radikale për të hyrë vetëm në zgjedhje apo për bojkot të procesit zgjedhor.

Sipas Metës, pluralizmi ka ardhur që nga dhjetori i vitit 1990 dhe të gjitha forcat politike duhet të punojnë për të organizuar zgjedhje të shkëlqyera. “Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që më 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri dhe ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhjet e shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofi­ke, të padëshirua­ra për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullues­hëm”, deklaroi kreu i Ku- vendit. Në fakt data që i’u referua Meta në deklaratën e tij, është data e themelimit të Partisë Demokratik­e, e cila kërcënon të mos hyjë në zgjedhje. Deklaratën e tij, Meta e bëri gjatë ceremonisë së inaugurimi­t të shkollës “Kongresi i Lushnjës”, në Ti- ranë, ku shoqërohej nga kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Dy ditë më parë, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamenta­r, Kryeminist­ri Rama paralajmër­oi deputetët socialistë se PS mund të hyjë edhe e vetme në zgjedhje, nëse opozita do ta bojkotojë procesin zgjedhor. Por menjëherë pas këtyre qëndrimeve, kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Luan Rama, shprehu qëndrimin e forcës së tij politike, duke theksuar se zgjedhje pa opozitën do të ishin një farsë. Por ky nuk ishte qëndrimi i vetëm në të cilin janë ndarë aleatët në koalicion ditët e fundit. Deputetët e LSI- së, Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj, akuzuan pak ditë më parë ministren Nikolla për mënyrën e hartimit të ligjit për Arsimin e Lartë, duke shprehur pendesë edhe për votimin e tij në Parlament. Megjithatë, pjesëmarrj­a e kreut të LSI- së, Meta, në të njëjtin aktivitet me Nikollën, ishte një mesazh që edhe këto përplasje janë te- jkaluar. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e shkollës “Kongresi i Lushnjës”, në të cilën Meta deklaroi se edhe ka qenë nxënës, kreu i Kuvendit ka “thumbuar” edhe kryebashki­akun e Tiranës, Veliaj, duke i kujtuar shitjen e fiqve. “Dua të falënderoj lali Erin për kujdesin që tregoi për shkollën ‘ Kongresi i Lushnjës’. Disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe i kërkuan fiq, tani unë ju siguroj që kur t’i merrni të gjitha 10, do vijnë dhe fiqtë këtu, do të vijmë edhe ne përsëri t’ju urojmë dhe t’ju përgëzojmë. Por dhe po morët ndonjë 9, nuk ka problem. Rëndësi ka të doni njëri- tjetrin më shumë, të doni mësueset tuaja dhe mbi të gjitha të doni sa më shumë librat dhe dijen”, tha me batutë Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Meta dje në Tiranë
Meta dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania