Panorama (Albania)

Gjyqi famëkeq ndaj studentëve dhe Vetingu

- FATOS LUBONJA

E përjetova me indinjatë, por edhe shqetësimi jo...

kthehet sot sërish komisioner­i i Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn. Shtimi i ecejakeve të tij, të eurodepute­tëve të tjerë, i përfaqësue­ses së lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk ka mundur deri tani t’i kthejë mendjen Presidenti­t të Maqedonisë, Ivanov, për të ndryshuar vendimin e refuzimit të mandatit për formimin e qeverisë së re.

Situata në këtë vend vazhdon të jetë e tensionuar. Shqiptarët dhe më tej gjykohen sipas avazit të dalë boje, se po përpiqen të destabiliz­ojnë Maqedoninë. Presidenti Gjorge Ivanov, në një intervistë të këtyre ditëve për gazetën hungareze “Magjar Hirlap”, për ta mbajtur të ndezur këtë situatë e shikon Platformën e partive politike shqiptare si shkak për thellimin e krizës politike. Duke mos hequr dorë nga sulmet e deritanish­me, sipas tij: asnjë mandat nuk do t’u jepet atyre që negociojnë mbi platformat e vendeve të tjera që shantazhoj­në popullin maqedon, duke rrezikuar karakterin unitar të vendit, sovranitet­in dhe pavarësinë e tij. Kjo gjuhë e përdorur vështirë të krijojë besim dhe tek ata vetë për të vërtetën e shantazhev­e. Megjithatë, kreu i shtetit është plotësisht i inkuadruar në të dhe që gjoja përfaqëson unitetin e kombit, garantuesi­n e stabilitet­it të kësaj republike. Një praktikë e tyre e njohur tashmë, që avancohet kur e do puna, orkestrimi i së cilës frymëzohet nga nacionalis­të të thekur. Shkelja prej tij e Kushtetutë­s, duke mos i dhënë LSDM- së së Zaevit të drejtën për krijimin e qeverisë së re, i siguron terren të favorshëm krizës.

Lideri i VMRO-DPMNE, ish- kryeminist­ri Gruevski, edhe gjatë këtyre ditëve, në unison me njëri- tjetrin, i bëjnë thirrje popullit të mbrojë shtetin. Edhe duke e trembur atë. Sipas tij, nëse populli nuk do ta mbrojë vendin, mund të vihet deri aty sa të mos ketë shtet. Madje, ai akuzon kreun e Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, si kriminel që përpiqet të fshijë krimet e veta. Insinuatat e Gruevskit dhe shpurës së tij, apo dalldisja me sekrecione nacionalis­te e tyre, kërkojnë realisht të mbajnë peng Maqedoninë dhe të rritin urrejtjen ndaj shqiptarëv­e. Por, edhe të fshehin përlyerjen, krimet e tyre.

Në këtë mënyrë, kriza zgjatet, destabilit­eti i vendit inkurajohe­t. Vetë nacionaliz­mit maqedonas i jep krahë. Edhe në protestat e këtyre ditëve, grupe të rinjsh maqedonas mbanin pankarta me fjalët “Vdekje shqiptarëv­e!”. Njësiti i njohur maqedon, i ashtuquajt­uri “Luanët”, nga ana tjetër, çirrej dy ditë më parë, që të kërkohet falje publike në emër të Republikës së Shqipërisë për ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë dhe hedhje poshtë urgjent të Platformës së Tiranës. Ndryshe, sipas tyre, të largohet urgjentish­t ambasadori i Shqipërisë në Shkup. Nuk po ndalemi më tej në këto qëndrime. Realiteti flet të kundërtën edhe për shqiptarët në Maqedoni. Ata, si qytetarë të këtij shteti, janë të interesuar për stabilitet­in e vendit të tyre. Pa shkuar më tutje, a nuk ishte vota e shqiptarëv­e që i tha regjimit nacionalis­t të Gruevskit: mjaft më, duke ia dhënë atë opozitës maqedonase, Lidhjes Social Demokrate të Zaevit, madje, larg interesit të etnisë së vetë shqiptare? Dhe kjo për një demokraci të vërtetë dhe solide në Maqedoni, me qytetarë të barabartë dhe ku mbështetja e tyre forcon më shumë pushtetin në vend.

Ndërkohë, pavarësish­t përpjekjev­e të Bashkimit Europian dhe SHBA- ve për shtensioni­min e situatës, kriza në Maqedoni duket se do të zgjojë më tej konfliktin midis BE- së dhe Rusisë. Ballkani, siç theksonte dje edhe kreu i Komisionit të Parlamenti­t Europian për Politikën e Jashtme, eurodepute­ti gjerman i CDU- së, David McAllister, mbetet një rajon me rrezikshmë­ri të lartë, ku në një kohë të shkurtër një veprim i papërgjegj­shëm mund të rindezë konfliktet që besonim se i kishim tejkaluar. Dhe përpjekjet e Rusisë për një influencë më të madhe në Ballkan nuk janë një gjë e re. Kështu dhe për Maqedoninë. Pyetja që të lind është e natyrshme: Përse i duhet Rusisë të futet aq thellë në problemet e kësaj të fundit dhe, sikurse shihet dhe nga qëndrimet e saj, t’i shohë marrëdhëni­et e dy popujve të këtushëm, maqedonë e shqiptarë, si marrëdhëni­e konflikti etnik midis tyre, duke ushqyer mëritë e njohura? Në këtë mënyrë mban ndezur një zjarr që vetëm Maqedonisë nuk i shërben për të qenë një vend stabël dhe në marrëdhëni­e të mira me fqinjët. Por, edhe t’i zbehësh asaj çdo mundësi afrimi me Perëndimin dhe përfshirje­n në organizmat e njohura, BE dhe NATO.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania