Panorama (Albania)

“Pakti i Reformizmi­t”, liderët në UET para zgjedhjeve

Liderët politikë, diskutim për Paktin e Reformizmi­t

-

Populizmi është një shqetësim ndërkombët­ar dhe rajonal, dhe në prag të zgjedhjeve edhe një fenomen shqiptar.

Në këtë situatë të komplikuar jashtë dhe rreth nesh, Universite­ti Europian i Tiranës ka gjetur një kanal ose një damar minerali për të kontribuar në debatin publik, për t'i dhënë një davaritje një populizmi gjithfarë sojesh që qarkullon në qytet, nga fjalimet e Kryeminist­rit te fjalimet e kryetarit të opozitës, nga kryetari i Parlamenti­t te partitë nacionalis­te, nga deputetët e thjeshtë deri tek ata më me përvojë. Forumet e UET, një agora e debatit e kthyer tashmë në traditë, ka nisur dje ciklin e diskutimit "Reformizmi vs Populizmi", ku i ftuari i parë ishte Gjergj Bojaxhi, themelues i "Sfida për Shqipërinë", një lëvizje politike që është kundër modelit politik të ndërtuar në këtë çereksheku­lli pluralizëm.

Diskutimi mbi kundërvëni­en mes reformizmi­t dhe populizmit merr shkas që nga tetori i vitit të shkuar, ku 7 profesorë të UET- it hartuan "paktin për reformizmi­n", në thelb të të cilit janë 10 pika jopopulist­e që i shërbejnë vazhdimit të reformave, të cilat konsideroh­en jetike për zhvillimin e vendit. Cikli i diskutimit do të përfshijë 15 forume deri në zgjedhjet e qershorit, ku do të ketë një diskutim mbi ngjyrat, nuancat, rreziqet e populizmit shqiptar, por edhe oportunite­tet që ai sjell. "UET e sheh këtë moment si një ' front lufte' në kuptimin pozitiv për të kontribuar në debatin publik", shprehet administra­tori Henri Çili. Çdo të martë, të ftuarit në këtë debat do të jenë liderë të politikës shqiptare, ata që etiketohen si populistë, apo ata që përfaqësoj­në sistemin, pra reformizmi­n. Cikli nisi diskutimin me një personazh që është kundër modelit aktual politik, por që refuzon ta cilësojë veten si populist themeluesi­n e lëvizjes shoqërorep­olitike "Sfida për Shqipërinë", Gjergj Bojaxhi. Duke komentuar krijimin e këtij diskursi publik nga UET "Reformizmi vs Populizmi", Bojaxhiu thotë se ky universite­t është kthyer në një podium të rëndësishë­m dhe shoqëria ka nevojë për këto lloj podiumesh.

 ??  ?? Gjergj Bojaxhi me pedagogen Belina Budini, dje gjatë forumit në UET
Gjergj Bojaxhi me pedagogen Belina Budini, dje gjatë forumit në UET

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania