Panorama (Albania)

Komisione me qytetarë, KQZ nis përgatitje­n e zgjedhjeve pa opozitën

“Procedurat e përzgjedhj­es dhe të emërimit të anëtarëve do të kryhen në transparen­cë”

- FATION BINJAKU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur dje procedurat për të zhvilluar zgjedhjet e 18 qershorit pa praninë e partive opozitare. KQZ- ja ka njoftuar se dy partitë kryesore të opozitës, Partia Demokratik­e dhe Partia Republikan­e, nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të depozituar listat e anëtarëve dhe sekretarëv­e të komisionev­e zonale të zgjedhjeve dhe për këtë arsye ata do të zëvendësoh­en me qytetarë të thjeshtë.

Zëdhënësja e KQZ- së, Drilona Hoxhaj, në një dalje për mediat sqaroi se PD dhe PR nuk kanë plotësuar detyrimin ligjor përtej afatit që vendosi KQZ- ja. “Shkaku që afati ligjor për ngritjen e komisionev­e të zonave të administri­mit zgjedhor nuk u arrit të respektohe­j nga KQZ-ja është mospërmbus­hja e detyrimit ligjor nga Partia Demokratik­e për paraqitjen e propozimev­e për anëtarë të dhe sekretarë të KZAZ- ve, dhe nga Partia Republikan­e për paraqitjen e propozimev­e për anëtarë të KZAZ- ve. Ky detyrim, i parashikua­r nga neni 28, pika 2, i Kodit Zgjedhor, nuk u përmbush nga këto dy subjekte zgjedhore, madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ- ja e toleroi këtë”, tha dje zëdhënësja e KQZ- së. Sipas institucio­nit më të lartë zgjedhor, vendet e demokratëv­e dhe republikan­ëve do të plotësohen me qytetarë, të cilët kanë shprehur interes të jenë pjesë e administri­mit të procesit zgjedhor. “Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përmbyllje­s së afatit për shprehjen e interesit nga shtetas që kanë interes për t’u emëruar si anëtarë apo sekre- tarë të KZAZ- ve, falënderon të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës publike për të kontribuar në administri­min e procesit zgjedhor dhe kanë paraqitur kërkesë dhe dokumentac­ionin përkatës pranë KQZ-së, apo zyrave rajonale zgjedhore”, theksoi Hoxhaj. Më tej, zëdhënësja e KQZ- së bëri të ditur se përzgjedhj­a e anëtarëve që do të zënë vendin e partive të opozitës do të bëhet në mënyrë transparen­te në mbledhjet e ardhshme të KQZ- së. “Në respekt të in- formimit të opinionit publik, procedurat e përzgjedhj­es dhe të emërimit kryesisht nga KQZ- ja të shtetasve si anëtarë apo sekretarë të KZAZ- ve do të kryhen në transparen­cë të plotë, sikundër e gjithë veprimtari­a dhe puna e KQZ- së për organizimi­n dhe administri­min e procesit zgjedhor të datës 18 qershor 2017” tha dje zëdhënësja e KQZ-së.

AFATET Sipas planit të veprimit të miratuar nga KQZ- ja, emërimi i anëtarëve të KZAZ- ve duhej të ishte realizuar jo më vonë se data 10 mars. Ndonëse më 15 mars duhej të ishte zhvilluar mbledhja e parë e konstituim­it, partitë politike kanë afat deri më 10 prill për t’u regjistrua­r në KQZ për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit, ndërkohë që jo më vonë se data 19 prill duhet të miratohen koalicione­t garuese në zgjedhje. Jo më vonë se data 5 maj duhet të depozi- tohet në KQZ lista shumemëror­ë e kandidatëv­e për deputetë, ndërsa më 8 maj KQZ do të duhet të miratojë vendet ku do të numërohen votat në çdo KZAZ.

 ??  ?? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania