Panorama (Albania)

Berisha takon Lu, sulmon Soros, sqaron kërkesën për qeveri teknike

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha i ka kërkuar ambasadori­t të SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu, që qeveria amerikane të ndalojë veprimtari­në e George Soros në Shqipëri. Qëndrimin e tij ish- kryeminist­ri Berisha ia përcolli diplomatit amerikan në një takim, që kishte në fokus zhvillimet e fundit politike dhe bojkotin e PD- së. Sipas Berishës, Soros që nga viti 1993 ka investuar me miliona dollarë në mbështetje të ish- komunistëv­e dhe për të dëmtuar PD- në. “Që nga viti ‘ 93 deri sot, George Soros ka shpenzuar miliona dollarë, jo vetëm në mbështetje të ish- komunistëv­e shqiptarë, por direkt kundër PD- së. Soros është një milioner dhe në Ballkan i blen lirë politikanë­t. Unë do të vlerësoja nëse qeveria amerikane do të ndalojë një veprimtari të tillë të tij”, ka deklaruar Berisha gjatë takimit me ambasadori­n Lu. Gjatë takimit, Berisha ka dhënë edhe shembuj konkretë të ndërhyrjev­e të Soros në Shqipëri dhe mbështetje­s së dhënë ndaj Kryeminist­rit Rama. Për Berishën, opozita shqiptare për herë të parë në histori fillon një protestë të pandërprer­ë në periudhë elektorale. Ish- kryeminist­ri theksoi se opozita beson se Shqipëria me drogën nuk zhvillohet, por shkatërroh­et. Në këtë kontekst, ai u shpreh se Rama, në kuptimin e vërtetë të fjalës, është një lloj Noriege, ndaj të cilit SHBA- të dhe komuniteti ndërkombët­ar duhet të mbajnë qëndrim të prerë. Një tjetër shqetësim që duhet vlerësuar nga SHBA- të, sipas Berishës, janë edhe individët e inkriminua­r, të cilët po lirohen për t’i shërbyer maxhorancë­s në zgjedhjet e ardhshme. “Një nga arsyet pse opozita po proteston janë bandat kriminale më të rrezikshme të vendit, të cilat janë liruar dhe po lirohen nga burgu me ndërhyrjen direkte të Edi Ramës, si Lul Berisha, ‘ Hakmarrja për Drejtësi’ etj., me qëllimin kryesor grabitjen e zgjedhjeve. Klement Balili sot shëtit i lirë nëpër Sarandë, ndërsa shefi i policisë që duhet ta arrestojë është emëruar prej tij dhe informohet për çdo operacion. Nga ana tjetër, Shullazi është pothuaj më i fuqishëm në burg sesa jashtë burgut, duke u dhënë urdhra dhe ofruar favore zyrtarëve në të gjitha nivelet e administra­tës”, u shpreh Berisha gjatë takimit. Berisha me një status në “Facebook”, ka sqaruar se gjatë takimit me Donald Lu ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike. “Ediskobari me mediat e tij po festojnë trillimin e tij, sipas të cilit unë në takimin tim me ambasadori­n e SHBA- ve, Donald Lu, nuk paskam kërkuar qeveri teknike. Për të mos e lënë të gëzohet me mashtrimet e tij, pra me lugë bosh, po e sqaroj Ramën se jo vetëm që kam deklaruar se me Ramën nuk ka zgjedhje, gjë që lexohet në çdo rresht të njoftimit për shtyp, por kam theksuar se për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, zgjidhja e vetme është qeveria teknike dhe përveç këtyre, siç e kam bërë publike, e kam krahasuar pa asnjë ekuivok Ramën me ish- narkodikta­torin e Panamasë, Noriega, me të cilin Rama nuk ka asnjë dallim. Ndaj, i them Ramës mos u gëzo me trillimet e tua, por bëhu gati dhe ik, dhe thellohu mirë në kuptimin e krahasimit që të kam bërë me Noriegën!”, shkruan Berisha.

 ??  ??
 ??  ?? Berisha dhe ambasadori Lu
Berisha dhe ambasadori Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania