Panorama (Albania)

Batutat te Ligjet, Rama i LSI e vlerëson Xhafajn, ministri i ri: Më le pa gojë

Mbledhja e fundit nën drejtimit e Fatmir Xhafajt, kalojnë dy ligjet për Reformën në Drejtësi, voton Doshi dhe Fufi

- FATION BINJAKU

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e fundit të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, dy nga 27 ligjet e rëndësishm­e të paketës së Reformës në Drejtësi, Kodin e ri të Procedurës Penale dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e fundit, maxhoranca kishte mbledhur të gjithë deputetët e saj për t’i kaluar projektlig­jet pa probleme. Në mbledhje dje ra në sy prania e dy deputeteve pa grup parlamenta­r, si Tom Doshi dhe Mhill Fufi, të cilët dëgjuan më vëmendje nenet e reja për arrestimet, apo procedurat që do të ndjekë prokuroria për ndjekjen penale. QËNDRIMI I LSI-SË Por, gjatë mbledhjes së djeshme, Lëvizja Socialiste për Integrim ka qartësuar votën e saj për seancën e ditës së enjte, ku do të emërohet ministri i ri i Brendshëm. Kryetari i Grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka befasuar të gjithë teksa falënderua­r Fatmir Xhafajn për punën e shkëlqyer që ka kryer në miratimin e Kodit të ri Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, lavdërime që befasuan edhe vetë Fatmir Xhafajn. Ky i fundit mbeti i habitur, teksa Luan Rama ia deklaroi “votën” dhe vlerësimin para të gjithë kolegëve socialistë. “Përveç falënderim­it për punën e mirë të bërë nga të gjithë ekspertët e huaj dhe vendës, dua të bëj një falënderim të veçantë për ju si kryetari i Komisionit të Ligjeve, që keni drejtuar këtë proces me kaq vështirësi dhe me kaq komplikaci­one, duke e kurorëzuar me sukses”, tha dje Luan Rama. Po ky moment u shfrytëzua nga deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza, për të bërë një batutë. Pasi Rama mbaroi falënderim­it, Peza kërkoi që të vendosej muzikë për të celebruar këtë eveniment, por kjo ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve, aq sa skuqi dhe vetë Fatmir Xhafaj. Ministri i dekretuar tha dje se kishte mbetur pa gojë nga vlerësimi i deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Më le pa gojë, më le. Sa isha duke menduar kush e di ça do thotë dhe si ta zgjidh, thashë”, u shpreh Xhafaj duke qeshur.

NDRYSHIMET

Për herë të parë përfshihet në Kodin e Procedurës Penale roli i gjyqtarit të seancës paraprake, i cili kur prokurori përfundon hetimet do të vendosë nëse ka lëndë për gjykatë apo jo. Në këtë mënyrë, gjykatësi i seancës paraprake do të kontrolloj­ë të gjithë vendimmarr­jen e prokurorit në ushtrimin e ndjekjes penale dhe hetimit në momentin e përfundimi­t të hetimeve. Këtë rol e luante deri më tani Prokurori i Përgjithsh­ëm. Projektlig­jet për Kodin Penal i kalojnë seancës plenare, ku opozita vijon bojkotin dhe për t’u miratuar duhet shumicë e cilësuar prej 84 votash të deputetëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania