Panorama (Albania)

Majko: Pse s’blejmë dot vota nëse kemi qeveri teknike? E keni gabim!

-

Ish- kryeminist­ri Pandeli Majko iu është përgjigjur me ironi pretendime­ve të opozitës për qeveri teknike dhe blerje votash me paratë e kanabisit. Në një takim elektoral në zonën e Kombinatit, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm në largim, Saimir Tahiri, Majko tha se nuk e pengon qeveria teknike për të blerë vota. “Na thonë nga çadra se duam qeveri teknike sepse mund të blini vota. Pse s’blejmë dot vota, nëse kemi qeveri teknike? E keni gabim...!! Çfarë janë këto argumente”, tha Majko. Deputeti i Partisë Socialiste i kërkoi bazës që të mos merren me pretendime­t e opozitës. “S’kemi ndërmend ta mbyllim veten në çadër dhe në zyrë, do takojmë ata që na e kanë dhënë pushtetin dhe vetëm ata mund të na e heqin pushtetin me votë më 18 qershor. Nëse duan qeveri teknike është te komisioni i votave, atje është qeveria teknike e zgjedhjeve. Nëse dikush mendon se socialistë­t nuk do të blekan vota nëse vjen qeveria teknike, meqenëse lekët i kemi ne, pse s’do i harxhonim? Apo do të na kursejë ai që do të vijë në krye të qeverisë teknike? E ka gabim!”, tha Majko. Për ish- kryeminist­rin, PS- ja nuk do të bëjë gabimet e së shkuarës. “Negociatë mes dy palëve, por kur njëra palë nuk do as negociata dhe as mirëkuptim, këtu nuk ka vend për negociata. Ne socialistë­t nuk do të bëjmë dy herë të njëjtin gabim, prandaj do të rregullojm­ë komunikimi­n me njerëzit, të shkojmë te njerëzit tek ata që na dhanë fitoren dhe do të na e japin përsëri. Ne nuk mbyllemi në çadër. Nuk duam të ndërtojmë Republikën e Çadrës. Jepni votën për PS- në. Do të punojmë 10 herë më tepër për detyrimin që kemi ndaj jush”, tha Majko.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania