Panorama (Albania)

Dekriminal­izimi, hetim për Berishën dhe 12 deputetë

KQZ bashkon deputetët me krime me ata të gabimeve në emër

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riverifiko­jë formularët e vetëdeklar­imit për 13 deputetë të Parlamenti­t të Shqipërisë dhe për 8 kryetarë bashkish në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit.

Në listën e deputetëve që mund të rrezikojnë mandatin është dhe emri ish- Kryeminist­rit Sali Berisha. Ky i fundit, sipas KQZ, nuk ka deklaruar në formular faktin se vite më parë ka ndryshuar emrin dhe datën e lindjes. Sipas një verifikimi të Gjendjes Civile, ish- kryeminist­ri ka pasur në dokumente emrin “Salih”. “Më datë 28.09.2009 ka korrigjuar datëlindje­n nga ‘ 01.07.1944’ në ‘ 15.10.1944’. Në regjistrim­et e mëparshme të dhëna në rubrikën, emri rezulton të jetë ‘ Salih’”, thuhet në informacio­nin e dorëzuar në KQZ nga Zyra e Gjendjes Civile. Por Berisha e ka korrigjuar këtë të dhënë jashtë afatit ligjor, ndaj është përfshirë në listën e de- putetëve që mund t’u hiqet mandati për fshehje të të dhënave personale.

DEPUTETËT Në seancën e së enjtes, KQZ do të verifikojë mandatin e deputetëve të PD, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Eduard Halimi, Florion Mima, Gjovalin Bzhetaj, Myqerem Tafaj. Po ashtu riverifiki­mit do t’i nënshtrohe­n edhe deputetët e Partisë Socialiste, Artan Gaçi, Xhemal Qefalia, Vladimir Kosta. Dhe dy deputetët e LSI- së, Spartak Braho dhe Ylli Shehu. Arben Ristani, Asllan Dogjani dhe Florion Mima nuk kanë deklaruar dënimet e formës së prerë të gjykatave për dënime me shpifje. Po ashtu dhe Spartak Braho nuk ka deklaruar një dënim për shpifje i dënuar me gjobë në vitin 1995. Për Brahon, KQZ ka dhe informacio­ne nga Gjendja Civile se ka ndryshuar emrin. “Në aktin e lindjes nr. 258, datë 15.09.1951, emri rezulton ‘ Zylyftar’. Me procesverb­al nr. 936, datë 21.12.1970, ndryshon emrin nga ‘ Zylyftar’ në ‘ Spartak’”, thuhet në informacio­nin e Gjendjes Civile. Po ashtu Artan Gaçi dhe Ylli Shehu kanë fshehur se janë dënuar për kontraband­ë. Për riverifiki­m janë dhe 8 kryebashki­akë, mes të cilëve Tërmet Peçi dhe Adriatik Zotkaj, për të cilët ka kërkuar Prokuroria heqjen e mandatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania