Panorama (Albania)

Çadra pa Bashën, mbesa e At Zef Pllumit lexon dhunën gjatë komunizmit

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u nis dje për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por çadra e protestës së demokratëv­e përpara Kryeminist­risë vijoi qëndresën dhe takimet me qytetarët. Vendin e kreut të PD- së në çadër nuk e zëvendësoi asnjë nga deputetët demokratë, por diskutimi ishte i lirë në një panel mes artistësh dhe historianë­sh. Nga sheshi përpara kryeminist­risë, mbesa e At Zef Pllumit, Angjelina Gjeka lexoi një paragraf nga libri “Rrno për me tregue” ku flitet për vuajtjet gjatë komunizmit. Gjeka i kërkoi Lulzim Bashës që në zgjedhje të kandidoi me të rinj dhe me njerëz me integritet. “U bëj thirrje të gjithë të bashkohen me ne, sepse nuk do ta harrojnë të kaluarën. I bëj thirrje popullit shqiptar që të mos të harrojmë të kaluarën dhe komunizmin. Unë flas në emrin tim dhe nuk dua në Parlamenti­n shqiptar kriminelë dhe ata që kanë qenë në qeverinë komuniste. Shqipëria ka të rinj e të reja të shkolluara dhe ata duhet t’i shohim në Parlament. Unë dua që në Parlament ta shoh veten dhe fëmijët e mi ta shohin veten të përfaqësua­r te njerëz me vlera. Unë i bëj thirrje edhe z. Basha që në Parlament të ketë sa më shumë vajza e djem të rinj”, tha Gjeka. Artistja Zana Turku ftoi qytetarët të protestojn­ë duke kënduar së bashku, të mblidhen në Sheshin e Lirisë. “Ne jemi këtu për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Turku. Për disa ditë, në çadrën e demokratëv­e, kryetari i opozitës do të mungojë për shkak të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Burime pranë PD bëjnë me dije se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Basha do të zhvillojë takime me kongresmen­ë e senatorë amerikanë, me të cilët do të ndajë shqetësime­t e opozitës në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në këtë takim Basha do të shoqërohet nga zv. kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Aldo Bumçi. Vizita e Bashës në SHBA do të zgjasë 7 ditë, pasi më 27 mars, kreu i PD do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane. Megjithatë, çdo ditë nga çadra e protestës së demokratëv­e përpara Kryeminist­risë do të vijojnë takimet me grupe të caktuara të interesit. Grupi Parlamenta­r Demokratët do të rimblidhet sërish të enjten në protestë, ndërkohë që Basha do të nisë mesazhet e tij nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me qëndrimin e ndërkombët­arëve për protestën e PD.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania