Panorama (Albania)

Visar Zhiti: Nishani, persekutor dhe vegël e diktaturës së dikurshme

- Visar Zhiti

Përfaqësue­si diplomatik i Shqipërisë në Vatikan, poeti i njohur Visar Zhiti, e cilëson Nishanin një “hiç- president”, teksa komenton vendimin e tij për dekretimin e Fatmir Xhafajt si ministër. Në një reagim për “Gazetën Shqiptare”, Zhiti e fton presidenti­t të ikë sa më parë nga detyra. Në shkurt të vitit 2015, Presidenti Nishani refuzoi kandidatur­ën e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan të propozuar nga Edi Rama. Megjithatë, Zhiti mori besimin e Ramës për të qenë i dërguari i Shqipërisë në Vatikan. “Larg vendit, përtej oqeanit, në kontinenti­n tjetër, ku shpreson të përthithës­h paq qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjekësore, zemër, tension, nerva etj., e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka pllanga bore të pashkrira dhe pranvera të duket e ftohtë por e shëndetshm­e, gjithsesi nuk i shpëton dot ‘ lajmit’ të vendit tënd vogëlan e të varfër që të ka mashtruar, persekutua­r e vrarë, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do që, megjithëse ka ndryshuar shumë e ka bërë përpara, diktaturën e ka kthyer në demokraci, persekutor­ët në... nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president... Ja që edhe vendi im ka një president që s’i qe kujtuar të ishte por është e nuk i iket, fyes ndërkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet vendit, një hiç- president, kështu thonë për të, që nuk i shpëton dot karikaturë­s së tij përndjekës­e, klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër. Kështu thonë. Ai, gjoja president, flet për Kushtetutë, se kështu duhet kur në përmbajtje është kundërkush­tetues, flet për rregulla demokratik­e kur ai është shkelje e tyre flagrante, flet për diktaturën e dikurshme kur është vegël e saj e mbetur, flet për të persekutua­rit kur vetë është persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa ndërprerje, ngaqë e di që nuk kanë vlerë, nishane pa nishan, thonë. E si mund t’i përgjigjes­h lajmit me Presidenti­n më absurd që vjen nga vendi yt i pakët? Që e emëruan ngaqë s’kishte emër, duhej ngaqë s’duhej. Poezinë, që nuk është antikushte­tuese, po përdor ndaj së keqes...”, shkruan poeti Visar Zhiti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania