Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, 9 milionë USD shtesë për dëmshpërbl­imin

Rihapet afati për aplikimin, do të përfitojnë 320 ish- të përndjekur

- DORINA AZO

Rihapet afati për aplikimin e ish- të përndjekur­ve në skemën e dëmshpërbl­imit që u përjashtua­n nga procesi në 2009- n.

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje projektlig­jin për hapjen e afatit të aplikimit për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve politikë të kategorisë parësore, që u përjashtua­n nga procesi në 2009- n. Pas ndryshimit të afatit në ligjin e ri, në skemën e dëmshpërbl­imit futen 320 ish- të përndjekur të kategorisë parësore, të cilët në bazë të ligjit të vitit 2009, u lanë jashtë mundësisë së aplikimit. Drafti i ri, që këtë javë i kalon për miratim seancës plenare, shtyn afatin ligjor për paraqitjen e kërkesave për dëmshpërbl­imet e kategorisë parësore për përfitim dëmshpërbl­imi deri më 31 dhjetor 2017. Përveç kësaj, ligji parashikon një lehtësi për kategori. Të gjitha kërkesat e paraqitura për përfitim dëmshpërbl­imi nga kategoritë parësore jashtë afatit ligjor, që ishte 1 korrik 2009, do të quhen të vlefshme. “Kërkesat për përfitimin e dëmshpërbl­imit, të paraqitura nga subjektet e kategorisë parësore jashtë afatit ligjor, i cili ka qenë 1.7.2009, konsideroh­en të vlefshme. Ky parashikim është bërë me qëllim shmangien e burokraciv­e dhe për të lehtësuar ish-- të dënuarit nga detyrimi për të mbledhur dhe paraqitur edhe një herë pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentac­ionin e kërkuar dhe kërkesën për të përfituar dëmshpërbl­im. Kërkesat për përfitimin e dëmshpërbl­imit financiar, të paraqitura nga subjektet e kategorisë parësore, jashtë afatit ligjor të parashikua­r, konsideroh­en të vlefshme”, thuhet në relacion. Pas miratimit të ligjit nga Kuvendi, në skemën e dëmshpërbl­imit do të shtohen 320 ish- të përndjekur, ku 293 aplikime i përkasin kategorisë “burg dhe izolim në hetuesi” dhe 27 aplikime kategorisë “izolim në institucio­n psikiatrik”. Efektet financiare të projektlig­jit në buxhetin e shtetit lidhen me dëmshpërbl­imin e ish- të dënuarve politikë të kategorisë parësore, të cilët do të përfitojnë dëmshpërbl­im si rezultat i rivendosje­s në afat, përafërsis­ht 320 persona, në vlerën rreth 919.296.000 lekë. Vetëm për një këst, fatura financiare përllogari­tet me vlerë rreth 114.912.000 lekë. Efektet financiare do të llogariten me buxhetin e vitit të ardhshëm. Qeveria, nga ana tjetër, ka gati procedurat për shpërndarj­en e këstit të tetë të dëmshpërbl­imit për ish- të përndjekur­it. Shpërndarj­a e parave pritet të mbyllet brenda muajit korrik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania